Kryeministri Rama: Siguruam edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca
31 mars 2021
| 19:29
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e dha lajmin e mirë për mbërritjen edhe të një sasie tjetër vaksinash të AstraZenecas brenda një kohe shumë të shkurtër.
Në një postim të shkurtër në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare tregoi se 50 mijë doza të tjera të AstraZenecas janë siguruar jashtë marrëveshjeve të deritanishme.
Më herët gjatë ditës, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi për mbërritjen e 20 mijë vaksinave nga Pfizer brenda muajit prill./A2 CNN