Kryeministri Rama: S’ka ndryshime në qeveri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për mediet ka zbuluar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste (PS), të mbledhur mëngjesin e sotëm.
Rama ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar mbi pasqyrën e 30 qershorit, ndërsa ka bërë me dije se nuk do ketë ndryshime në qeveri.
“Nuk ka ndryshime në qeveri. Janë fantazi që bëhen edhe nga temperaturat e larta. Kemi bërë një diskutim mbi gjithë pasqyrën e 30 qershorit. Kemi parë me kujdes çdo qark, çdo bashki, kemi diskutuar për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku do të flasim për ç’ka është bërë dhe për ç’ka do të bëjmë në vijim pas pushimeve dhe gjëja më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për ta çuar në një nivel tjetër organizimin tërësor të PS, në funksion të marrëdhënieve më të hapura, më efektive në çdo komunitet”, ka thënë Rama, raporton “TCh”.