Kryeministri Rama vallëzon me gratë e Fierit për 8 Mars (Video)
Lajmi i vizitës së Edi Ramës në Qarkun e Fierit kishte rënë në veshin e demokratëve, që dolën t’i zinin rrugën në hyrje të Roskovecit, ku dogjën edhe disa goma.
Por, opozitarët duket se nuk e kishin të saktë informacionin mbi agjendën e kryeministrit, pasi inspektimet në Roskovec kreu i Qeverisë i kishte parashikuar për të shtunën.
Kjo solli që protestuesit të spostoheshin drejt Fierit, ku Rama ishte në një takim me gratë për të festuar 8 Marsin.
Pas një momenti tensioni me forcat e rendit, mbështetësit e opozitës u shpërndanë.
Tjetër ishte atmosfera në takimin e kryeministrit. Vetëm pak fjali për të uruar dhe Edi Rama ka ftuar gratë fierake në kërcim. I rrethuar nga gratë, duket se Rama është ndje i mbrojtur, aq sa ka larguar truprojën që ndërkohë i kishte ardhur në ndihmë.
Kryeministri Rama ka thënë se Qeveria e Shqipërisë zë një vend nderi në Evropë përsa i përket barazisë gjinore.