Kryeministri Ramush Haradinaj dekoron familjen Fazliu me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”

07 maj 2019 | 22:03

Me rastin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorit Bahri Fazliu (hero i Kosovës), kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dekoroj familjen Fazliu me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”.

Pranë lapidarit të dëshmorëve të kombit Fahri e Bahri Fazliu në Llaushë të Podujevës, në emër të kryeministrit Ramush Haradinaj, medaljen ia dorëzoj vëllait të dëshmorëve Fadil Fazliu, Besnik Tahiri (këshilltari i kryeministrit).

Medalja jepet me motivacion për të shprehur respektin më të lartë për kontributin kombëtar të Familjes Fazliu, si dhe me rastin e rënies së dy heronjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Ligës…