
Kryeministri reagon për shpërthimin e bombolës së gazit në Ratkoc, u uron shërim të lënduarve
19 janar 2019
| 16:05
Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për shpërthimin e bombolës së gazit në Ratkoc të Rahovecit.
Haradinaj të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejt.
“Me shqetësim kam përcjellë lajmin për shpërthimin e bombolës së gazit në Ratkoc të Rahovecit. Të lënduarve iu uroj shërim sa më të shpejt dhe stafin e Spitalit Rajonal të Gjakovës, ekipet e zjarrfikësve e të policisë, qytetarët dhe kryetarin e komunës Smajl Latifin i falënderoj për veprimet adekuate dhe me kohë në trajtimin me përgjegjësi të rastit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.