Kryeministri rumun reagon ndaj Kurtit: Mos e përziej politikën me sportin

18 nëntor 2024 | 13:18

Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se UEFA duhet ta dënojë Rumaninë, pas ndeshjes së fundit me Kosovën e cila u ndërpre. Ciolacu ka shkruar në Facebook se është totalisht e papranueshme që politika të përzihet me sportin.

“Qeveria po përpiqet më kot t’i kthejë fajtorët në viktimë dhe – më keq – kërkon të bëjë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzionist! I them drejtpërsëdrejti dhe qartë se sado që të mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po ecën në rrugën e gabuar, sepse politika nuk ka vend në sport. Mund ta pranoj që lojtarët e Kosovës luajtën më mirë, por kjo nuk është absolute për gjestin në fund të ndeshjes, për të cilin duhet të mbajnë pasojat! Dhe jam i sigurt se kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë!”, tha Ciolacu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jamie Shea, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, nuk…