Kryeministri serb: Lajçaku vjen në Beograd dhe së shpejti zhvillohet një takim në Bruksel
Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, ka bërë me dije se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të arrijë së shpejti në Serbi.
Ai ka theksuar se së shpejti pritet që të mbahet edhe një takim në Bruksel.
“Lajçaku ishte në Bled në forumin strategjik dhe më pas shkoi në Prishtinë dhe po vjen në Beograd, do të shohim se çfarë lajme do të sjellë, mendoj se takimi në Bruksel na pret shumë shpejt dhe se do të vijnë ditët kur do të dëgjojmë gjëra shumë më konkrete për të dhe shpresoj që Kurti të mos vazhdojë serinë e tij të papërgjegjshme të lëvizjeve”, ka thënë shefi i ekzekutivit serb, raporton “Tanjug”.
Edhe Lajçaku ka konfirmuar se së shpejti do ta vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.