Kryeministri serb raportohet se sonte takohet me Lajçakun në Greqi
17 qershor 2024
| 13:26
Mediat serbe raportojnë se kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të marrë pjesë në konferencën dyditore ndërkombëtare “Paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, që mbahet, më 17 dhe 18 qershor, në Athinë të Greqisë.
Sipas raportimeve, Vuçeviqi do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosova-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Gjithashtu, Vuçeviqi do të jetë pjesë në panelin “Perspektivat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tyre për të ardhmen e Evropës. A jemi në një periudhë stagnimi apo ndërtimi të vrullit të ri?”