Kryeministri shtron iftar, i pranishëm edhe presidenti

13 maj 2019 | 21:29

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shtruar një iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame, myftiut Naim Tërnava, ku të pranishëm ishin edhe ministrat dhe presidenti Hashim Thaçi.

“Si vazhdimësi e traditës, sonte kam shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Cilësitë më të mira njerëzore që vijnë në shprehje gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët, fuqizimin e shtetit tonë dhe ruajtjen e vlerës sonë të rrallë dhe të dëshmuar të tolerancës ndërfetare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard do të zyrtarizohet si lojtar i ri i…