Kryeministri sllovak kthehet në punë pas atentatit

09 korrik 2024 | 14:23

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka bërë me dije se është rikthyer në punë të martën, gati dy muaj pasi u plagos nga një person i armatosur.

Fico, 59 vjeç ishte qëlluar nga afër më 15 maj, në një qytet të Sllovakisë qendrore dhe iu nënshtrua dy operacioneve të gjata.

Personi i armatosur, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71 vjeç, është në paraburgim në pritje të gjykimit.

Mediet sllovake kanë raportuar se Fico, i cili shpesh herë kritikohet nga Bashkimi Evropian për shkak të prirjeve nacionaliste, ka shkuar në mbledhjen e kabinetit të tij përmes një tuneli, për t’i shmangur gazetarët.

“Të nderuara media liberale progresive dhe opozitë, kërkoj falje që mbijetova, por jam kthyer”, ka shkruar Fico në “Facebook”, duke postuar edhe një fotografi në zyrën e tij.

Kur Fico ka marrë detyrën vjeshtën e kaluar, Sllovakia ka refuzuar ta vazhdojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, e cila lufton kundër pushtimit rus që nga viti 2022.

Vetë Fico i ka mbështetur bisedimet e paqes me Rusinë.

Ai ka dalë nga spitali më 31 maj, ndërsa paraqitjen e parë publike e ka bërë në një ceremoni pranë Bratislavës, të premten e kaluar ./REL

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka kritikuar UEFA-n për vendimin…