Kryeministri slloven përballë votëbesimit, shkak pandemia
Më pak se dy muaj nga marrja e presidencës së Këshillit të BE-së, Sllovenia po kalon kriza të brendshme e të jashtme politike që mund t’i kushtojnë postin kryeministrit Janez Jansha.
Katër parti opozitare kërkojnë shkarkimin e 62-vjeçarit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Votëbesimi në parlament pritet të mbahet javën e ardhshme, ku Jansha nuk e ka më shumicën.
Kryeministri slloven e drejton qeverinë prej tri mandatesh, të fundit që nga marsit i 2020-ës.
Ky vit në detyrë ka përkuar me përhapjen e pandemisë dhe 62-vjeçari po akuzohet nga opozita dhe publiku për menaxhimin e keq të saj, që i ka shkaktuar vendit më shumë viktima për frymë sesa shtetet e tjera të BE-së.
Jansha është kritikuar edhe nga Komisioni Europian, për qasjen ndaj lirisë së shtypit dhe për mungesën e bashkëpunimit me unionin.
Muajin e kaluar kreu i qeverisë u përfol edhe si autori i një dokumenti jozyrtar që pretendonte rindarjen e kufijve të Ballkanit për serbët, shqiptarët dhe kroatët, por përmbajtja e dokumentit u hodh poshtë si nga Jansha, edhe nga Komisioni Europian.