Kryeministri i Spanjës s’merr pjesë në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, shkak Thaçi
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, është duke planifikuar të mungojë në një samit ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet nesër ( e shtunë), më 17 maj.
Mediet spanjolle kanë raportuar se ai kësisoj dëshiron ta shmangë fotografinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të përfaqësojë Kosovën në këtë Samit.
Sipas gazetës më të madhe spanjolle, “El Pais”, Rajoy ka frikë se një fotografi e mundshme me Thaçin do të përdoret nga liderët Katalonisë për kauzën e tyre për pavarësinë.
Duke iu referuar burimeve, kjo gazetë ka shkruar se BE-ja është duke e shqyrtuar mundësinë që flamuri i Kosovës të mos figurojë afër flamujve të shteteve të tjera të Ballkanit në mënyrë që Rajoy të jetë i pranishëm në këtë samit.
Spanja është në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.