
Kryeministri spanjoll do të përballet me votëbesim
25 maj 2018
| 15:50
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy do të përballet me votëbesim në lidhje me rastet e korrupsionit që përfshijnë anëtarë të partisë së tij Partisë Popullore.
Kërkesa për votim për besimin e Qeverisë është parashtruar nga socialistët e opozitës, por ende nuk dihet nëse opozita i ka të votat për rënien e Qeverisë së Rajoyit, shkruan “Reuters”.
Gjykata ka shqiptuar dënim të mëdha me burgim për anëtarët e shquar të Partisë Popullore. Rajoy është kryeministri i parë aktual i Spanjës që është thirrur për të dëshmuar në gjyq.