Kryeministri spanjoll viziton të gjitha shtetet e Ballkanit përveç Kosovës
27 korrik 2022
| 13:13
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nga e premtja do të filloj një turne 4 ditor në Ballkanin Perëndimor. Mediat spanjolle njoftuan se Sanchez do të nisë një turne katër ditor në Ballkanin Perëndimor më 29 korrik me qëllim “riaktivizimin, ringjalljen dhe rigjallërimin e procesit të zgjerimit” të BE-së në atë rajon.
Nga 29 korriku deri më 1 gusht, Sanchez do të vizitojë Beogradin, Sarajevën dhe Mostarin, Shkupin, Podgoricën dhe Tiranën, por jo edhe Kosovën. Pra Kosova do të jetë vendi i vetëm në Ballkan i cili do të anashkalohet nga kryeministri spanjoll, raportojnë mediat.
Në takimin e liderëve të BE-së në fund të qershorit në Bruksel, Sánchez mbrojti ringjalljen e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.