Kryeministri sqaron mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të ri në bordet publike
Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës është në proces të riaktivizimit të memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën e Britanisë së Madhe, që i kushtohet fuqizimit dhe pavarësimit të agjencive të pavarura.
Nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” Hoti ka treguar se Qeveria ka kërkuar që pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të agjencive publike të jetë profesional, transparent dhe i pandikuar, raporton “Epoka e re”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të riaktivizimit të memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën e Britanisë së Madhe, që i kushtohet fuqizimit dhe pavarësimit të agjencive të pavarura. Qeveria e Kosovës ka kërkuar që pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të agjencive publike të jetë profesional, transparent dhe i pandikuar. Qeveria e Kosovës është e vendosur që të mos lejojë asnjë ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes së profesionistëve në konkurset publike, duke garantuar paanshmëri dhe transparencë të plotë”, ka shkruar Hoti.