Kryeministri suedez thotë se sot ka ndodhur “Vrasja masive më e keqe në historinë suedeze”

04 shkurt 2025 | 21:52

Sot, Suedia po përballet me një tragjedi të rëndë pas një sulmi me armë zjarri në shkollën Campus Risbergska në Örebro, dhjetë persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe sulmuesin.

Policia beson se autori ka vepruar i vetëm dhe nuk ka qenë i njohur më parë për autoritetet, duke përjashtuar lidhjet me bandat kriminale apo organizatat terroriste.

Kryeministri Ulf Kristersson e ka përshkruar këtë si “një ditë shumë të dhimbshme” për Suedinë dhe ka theksuar rëndësinë e bashkimit kombëtar në këto momente të vështira. Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe ka falënderuar forcat e rendit dhe personelin mjekësor për punën e tyre.

Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur motivet e këtij sulmi dhe për të siguruar që një ngjarje e tillë të mos përsëritet në të ardhmen.

Mediat suedeze si dhe policia janë shumë të kujdesshme në situata të tilla. Edhe pse ngjarja ka ndodhur në orën 12:30 media dhe policia nuk kanë dalë me asnjë informacion se kush është autori dhe dhjetë viktimat e këtij akti të tmerrshëm si me i rendi në historinë suedeze.

Rreth orës 21 televizioni TV4 ka dhënë detaje: Një burrë rreth 35 vjeç është identifikuar si autor i dyshuar i sulmit me armë zjarri në shkollën në Örebro, sipas informacioneve të TV4 Nyheterna.

Burime tregojnë se ai ka jetuar në zonën e Örebro-s dhe nuk ka qenë i njohur më parë për policinë për ndonjë vepër të rëndë kriminale. Ai kishte leje për të përdorur armë!

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet e sulmit, ndërsa qyteti është në zi pas tragjedisë që ka marrë jetën e rreth dhjetë personave. (Astrit Gashi)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Hamza, i ftuar sonte në emisionin Politiko në Kanal…