Kryeministri takohet me ushtarakë amerikanë, flasin për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së
15 korrik 2019
| 15:16
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka pritur në takim një delegacion ushtarak amerikan, kryesuar nga oficeri Sean Nestor, me të cilët ka biseduar për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në.
“Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë. Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/