Kryeministri takohet nesër me kryetarin e BSPK-së
16 dhjetor 2021
| 16:19
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ambientet e termocentralit “Kosova B” ka bërë me dije se nesër (e premte) do të takohet me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
“Nesër në mëngjes kam takim me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe me pas unë kam komunikim e do të zhvilloj takime edhe me degët, por njëherë me kreun. Kam komunikim e do të zhvilloj takim me degët, por njëherë me kreun”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se gjatë javës në Kuvendin e Kosovës pati debate të ashpra lidhur me Ligjin e Pagave dhe mostakimin e Kurtit me krerët e sindikatave në Kosovë.