Kryeministri takon përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë
01 prill 2019
| 10:22
Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë.
“Gjatë ditëve të fundit jemi ballafaquar me 326 zjarre, prej të cilave aktive vazhdojnë të jenë njëmbëdhjetë. Mëngjesin e sotëm kam takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend dhe kam kërkuar nga ta koordinim si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“I falënderova krerët e mekanizmave të sigurisë si dhe KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara”, ka shkruar Haradinaj.