Kryeministri: Taksa ndaj Serbisë do të qëndrojë deri në njohje reciproke
22 shkurt 2019
| 16:24
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa ndaj Serbisë do të mbetet në fuqi deri në njohjen reciproke Kosovë – Serbi.
Ai ka thënë se dëshira për ta hequr taksën ekziston, por sipas tij ajo nuk do të lëvizë.
“Vendimi është marrë si reaksion ndaj qasjes së Serbisë. Është ditur se ka reaksion në ekonominë e vendit, sidomos në ekonominë prodhuese, por duhet të bëhet kujdes me sipërmarrësit tonë dhe duhet të rritet kontrolli kufitar që mos t’i lejojmë të hyjnë mallrat paligjshëm. Ne i kemi pikëpamjet që është më mirë me e heq, por besoj që vendimin do ta respektojnë, pasi është vendim i Qeverisë”, ka thënë Haradinaj gjatë një vizite në Komunën e Mamushës.
/Epoka e re/