Kryeministri të premten raporton para deputetëve për dialogun

08 qershor 2021 | 15:21

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se të premten do të mbahet seanca parlamentare, ku do të raportojë kryeministri Albin Kurti për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit, ajo ka thënë kuvendi do ti vazhdojë punimet ditën e hënë.

“Në rendin e ditës ishte kërkesa e kryeministrit Kurti për raportim para deputetëve lidhur me zhvillimet për dialogun dhe raportimin e kryeministrit. Ndërsa, si pikë e tjetër në seancë plenare do mbahet ditën e premte më 11 qershor, ndërsa punimet vazhdojnë ditën e hënë për tema tjera, respektivisht për efektet e pandemisë, pra kemi dy dite seanca”, ka thënë Kusari-Lila.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24…