Kryeministria e pranon se Kurti ra pre e mashtrimit të humoristëve rusë

26 mars 2025 | 16:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte rënë pre e një thirrjeje me video nga dy humoristë rusë pak pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, publikuan në platformën Rumble një video të bisedës me kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se po flisnin në emër të presidentit të Letonisë, Edgar Rinkevics.

Në një komunikatë në “X”, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se “ky incident” ndodhi më 11 shkurt, dy ditë pas zgjedhjeve në Kosovë.

Ai e ka arsyetuar rënien e kryeministri pre e mashtrimit duke thënë se gjatë asaj kohe, Kurti po merrte telefonata të shumta urimi, pasi partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, doli e para në zgjedhje me rreth 42 për qind të votave.

“Për shkak të kohës së kufizuar, nuk ka qenë gjithmonë e mundur të kryheshin verifikime të thella të çdo thirrjeje”, ka thënë Kryeziu.

Dyshja i ka vënë në siklet edhe më herët disa politikanë evropianë, përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin polak, Andrzej Duda, ish-kryeministrin britanik, Boris Johnson, ish-kryeministrat e Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe Millo Gjukanoviq, ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe figura të njohura si Elton John dhe Princi Harry, përmes thirrjeve të ngjashme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gati 5 miliardë euro. Kaq para shpenzuan turistët e huaj…