
Kryeministrit britanik po i jepet oksigjenoterapi
07 prill 2020
| 09:21
Ministri britanik Michael Gove njoftoi të martën se kryeministri Boris Johnson nuk është duke u trajtuar me respirator në spital. Sipas tij, shefi i qeverisë britanike ka marrë oksigjenoterapi më herët dhe premtoi se qeveria do të dalë me deklaratë, nëse gjendja shëndetësore e kryeministrit ndryshon. “Jo, ai nuk është në respirator. Kryeministri ka marrë mbështetje me oksigjenoterapi dhe po mbahet nën mbikëqyrje të afërt”, shtoi ky ministër.
Johnson vazhdimisht i ka bërë thirrje popullit që t’i respektojë masat e qeverisë dhe njerëzit të qëndrojnë në shtëpi shkaku i pandemisë. Ai ka marrë përkrahje nga politikanët vendorë dhe liderët e ndryshëm botërorë, shkruan “The Guardian”.