
Kryeministrit Rama i vjen një dhuratë nga Haga
20 dhjetor 2024
| 13:47
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi i ka dërguar një dhuratë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pikturën me përkrenaren e Skënderbeut, Selimi ia ka dërguar Ramës nëpërmjet kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë
”, ka shkruar Rama.