Kryeministrja 36 vjeçe synon ta bashkojë Finlandën me NATO-n

11 prill 2022 | 23:16

Lajmi se Finlanda do të braktisë neutralitetin e saj historik për t’u bashkuar me NATO-n rivendos në qendër të vëmendjes vendin skandinav.

Ajo ka 1 mijë e 340 kilometra kufi me Rusinë dhe kryeministrja e saj, Sanna Marin, socialdemokrate, është udhëheqësja me moshën më të re në botë.

Ajo është vetëm 36 vjeç, dhe është në detyrë që nga dhjetori i vitit 2019.

Marin, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të mbahet mend jo vetëm si kryeministrja më e re ndonjëherë, por edhe si kryeministrja, qeveria e së cilës ka vendosur një ndryshim epokal në ekuilibrin e aleancave midis Lindjes dhe Perëndimit në Evropë.

Sepse nëse njoftimi është bërë nga presidenti i Republikës Finlandeze, Sauli Niinisto, përgjegjësia kryesore është e qeverisë së kryesuar nga Marin që po realizon projektin.

Në ditët në vijim Marin do të paraqesë në Parlament librin e bardhë për këtë temë dhe më pas do të bëhet votimi.

Skenarët politikë ndërkombëtarë që kanë ndryshuar pas agresionit rus ndaj Ukrainës sugjerojnë një shumicë të madhe votash pro.

Do të ecet me shpejtësi, raporti i qeverisë do të arrijë në Kuvend deri në Pashkë, thonë nga Helsinki.

Jo vetëm kaq, ministri i Jashtëm Pekka Haavisto shtoi se Suedia, e përfshirë në të njëjtin proces, mund të anëtarësohet në NATO në të njëjtën kohë me Finlandën.

Qeveria suedeze drejtohet gjithashtu nga një grua, Magdalena Andersson, edhe ajo socialdemokrate, e zgjedhur për herë të dytë në fund të vitit 2021.


Jeta

Sanna Marin është rritur në një familje me dy nëna.

I ka hyrë politikës në moshë shumë të re dhe formimi i saj universitar dhe pasuniversitar është politiko-administrative.

Familja e saj jetonte në kushte modeste ekonomike dhe për të paguar studimet, Marin punonte si shitëse.

“Isha e para në familjen time që u diplomova”, tregon ajo më vonë.

Si fillim në karrierën politike drejtoi këshillin e qytetit të Tamperes.

Më pas u bë nënkryetare e Partisë Socialdemokrate në vitin 2010 dhe në moshën 25-vjeçare u zgjodh deputete.

Ishte 30 vjeç kur në vitin 2019 u zgjodh ministre e Transporti. Në dhjetor të po këtij viti ajo u bë kryeministre.

“Nuk kam menduar kurrë për moshën apo gjininë time, mendoj pse u futa në politikë dhe për gjërat që na bënë të fitonim mes votuesve. Kemi shumë punë për të bërë për të rindërtuar besimin”, iu përgjigj ajo atyre që e pyesnin se si ta menaxhonte një detyrë kaq të rëndësishme në moshën e saj të re.

Në mars të vitit 2022 Finlanda fitoi renditjen e vendit më të lumtur në botë për të pestin vit radhazi.

Sulmet seksiste

Pas zgjedhjes së saj si kryeministre, në dhjetor të vitit 2019 dhe gjithashtu në muajt në vijim, shtypi ndërkombëtar e trajtoi shpesh Marin, jo gjithmonë në një mënyrë “politikisht korrekte”.

Të qenit një kryeministre e re dhe e bukur rishfaqën shumë stereotipa, edhe në një vend “të evoluar” si Finlanda.

Në tetor të vitit 2020 u ndezën polemikat sociale. Kjo, nga një portret i saj në kopertinën e një reviste finlandeze.

Marin kishte veshur një xhaketë sportive të zezë që konsiderohej shumë e hapur.

Polemika seksiste gjitheësesi pati efekt pozitiv pasi nisi një kundërfushate sociale.

Kjo, në mbrojtje të kryeministres me hashtag #UnëjammeSannan, ku qindra finlandezë postuan një foto të tyre të veshur me një xhaketë si ajo e kryeministres.

Asgjë nga këto mund të errësojnë staturën e kësaj kryeministre të re në prag të sfidës të saj më të madhe.

Ndryshimi i pozicionit të Finlandës në Evropë, duke marrë një qëndrim të qartë ndaj fqinjit të saj me peshën më të madhe të të gjitha kohërave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mariupol, rajoni Donetsk, forcat ruse përdorën një lëndë helmuese…