Kryeministrja britanike emëron ministrin e ri për Brexit

17 nëntor 2018 | 09:29

Stephen Barclay është emëruar Sekretari i ri për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, teksa kryeministrja britanike, Theresa May synon të plotësojë të gjitha pozitat në kabinetin e saj.

Barclay, i cili ka qenë mbështetës i largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka shërbyer më parë si ministër i Shëndetësisë dhe Kujdesit Shëndetësor.

Ai zëvendëson Dominic Raab, i cili ka dhënë dorëheqje të enjten, pas publikimit të planit të kryeministres May për Brexit.

Zëdhënësi i kryeminstres ka thënë se Barclay do të vazhdojë përgatitjet për marrëveshje apo jo rreth Brexitit në pozitën e tij të re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori për Hetimin e…