Kryeministrja e Italisë: Vendimi për Le Penin mohon përfaqësimin e miliona qytetarëve

01 prill 2025 | 13:52

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shprehur revoltën e saj për një ndalim të përkohshëm që parandalon ikonën franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila është dënuar për përvetësim dhe të kandidojë për postin e presidentes në vitin 2027.

Meloni i ka thënë gazetës “Il Messaggero” në komentet e botuara të martën se ajo nuk ishte në dijeni të akuzave kundër Le Pen dhe as arsyet e “një vendimi kaq të ashpër”.

“Por, unë nuk besoj se kushdo që vlerëson demokracinë mund të jetë i kënaqur me një vendim që prek liderin e një partie të madhe dhe u mohon miliona qytetarëve përfaqësimin e tyre”,  ka thënë Meloni.

Le Pen është shpallur fajtor të hënën për përvetësim të fondeve publike. Një pjesë e dënimit është një ndalim pesëvjeçar nga kërkimi i posteve publike.

Vendimi ka të ngjarë t’i japë fund planeve të Le Pen për të konkurruar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, me procesin e gjatë ligjor që nuk ka gjasa të përfundojë përpara votimit.

Le Pen e ka dënuar vendimin, i cili përqendrohet në keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian nga partia e saj, si “politik” dhe planifikon të apelojë.

Gjykatësi e dënoi Le Pen me katër vjet burgim, dy prej tyre të pezulluar dhe dy të tjerët me një etiketë elektronike dhe jo me paraburgim.

Le Pen i është thënë edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Glauk Konjufca ka bërë me dije se LV-ja si parti…