Kryeministrja e Lituanisë: Të gatshëm për të dërguar ushtarë në Ukrainë

08 maj 2024 | 13:40

Lituania është gati të dërgojë ushtarët e saj në Ukrainë në një mision stërvitor. Lajmi është bërë me dije nga kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte në një intervistë për “Financial Times”, duke specifikuar se ajo ka “leje” nga parlamenti për të vazhduar, por se Kievi nuk e ka kërkuar ende.

Masa do të shihej nga Kremlini si një provokim, por “nëse do të mendonim vetëm për përgjigjen ruse, nuk mund të dërgonim asgjë”, ka shpjeguar Simonyte.

E pyetur për stërvitjet bërthamore të kryera nga Moska, udhëheqësja e qeverisë lituaneze, ka thënë se dyshonte nëse armët do të përdoreshin, pasi pasojat do të preknin edhe vetë Rusinë. “Shumicën e kohës erërat fryjnë nga perëndimi në lindje”, ka thënë ajo.

Simonyte më pas ka minimizuar raportet se Vilnius kishte ndihmuar Kievin të kthente burra të moshës luftarake në një përpjekje të dëshpëruar për të rekrutuar më shumë ushtarë.

“Ne nuk do të organizojmë deportime ose do të kërkojmë për burra “refugjatë” ukrainas në vend sepse nuk do të ishte e ligjshme,” tha kryeministrja, duke kujtuar se BE-ja u garantoi atyre mbrojtje deri në mars 2025.

Megjithatë, ka shtuar ajo, ata që i shmangën shërbimit ushtarakëve mund t’i mohohet qëndrimi i përhershëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në ShBA,…