Kryeministrja e Serbisë: 2018-a, vit i zgjidhjes për Kosovën
09 janar 2018
| 17:36
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në një intervistë radiofonike për revistën britanike “Economist”, ka thënë se në vitin 2018 mund të arrihet një “zgjidhje afatgjatë për Kosovën”.
“Ajo që po bëjmë tani është të kërkojmë një zgjidhje afatgjatë, që të mos lëmë një konflikt të ngrirë. Ne kemi një mundësi historike për të gjetur një zgjidhje praktike”, ka thënë Brnabiqi.