Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq i quan shqiptarët ‘njerëz të malit’, i përgjigjet eksperti Alon Ben-Meir

30 maj 2019 | 23:59

Profesori amerikan Alon Ben-Meir dhe eksperti i politikës reagon ndaj deklaratës së kryeministrës së Serbisë e cila deklaroi se shqiptarët janë njerëz që kanë dalur nga malet.

Ben-Meir përmes një statusi në profilin e vet në “Facebook”,  duke shfaqur fotografitë e figurave të çmuara të grave shqiptare që patën sukses botërorë i përgjigjet Brnabiqit dhe e quan deklaraten e saj të turpshme, shkruan “Kult Plus”.

Dr. Alon Ben-Meir është një ekspert i politikës dhe çështjeve të Lindjes së Mesme, i specializuar në bisedimet e paqes midis Izraelit dhe shteteve arabe. Gjatë shtatëmbëdhjetë viteve të fundit, Dr. Ben-Meir është përfshirë drejtpërdrejt në negociata të ndryshme midis Izraelit dhe vendeve të saj fqinje dhe ka vepruar si një ndërlidhje midis zyrtarëve të lartë arabo dhe atyre izraelitë. Përveç kësaj, Dr. Ben-Meir shkruan artikuj javore, duke përfshirë një kolonë të përbashkët në Jerusalem Post.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje!, ka reaguar pas votimit të Projekligjit për RTK-në…