Kryeministrja e Serbisë i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

12 nëntor 2021 | 13:47

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar të premten se tema dhe politika kryesore e shtetit të saj është siç ka thënë depolitizimi i UNESCO-s dhe se Kosova nuk ka çfarë të kërkojnë në këtë organizatë.

Pas panelit në debatin plenar të sesionit të 41-të të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, Bërnabiqi para gazetarëve ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk është temë dhe se nuk guxon të jetë temë, shkruan “Tanjug”-u.

“Kur them depolitizim, të gjithë e dinë se çfarë do të thotë. UNESCO është një organizatë që merret me çështje që nuk kanë të bëjnë me politikën, por me arsimin, kulturën, shkencë dhe çështje të tjera të ngjashme. Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azul, tha se ajo nuk do ta depolitizojë gjatë mandatit të saj”, ka thënë Bërnabiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drama “Aroma e hënës”, me tre akte dhe epilog, pjesa…