Kryeministrja e Serbisë kërkon heqjen e taksës
24 shkurt 2020
| 14:12
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër , ka kërkuar nga Kosova që ta heq taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.
“Fatkeqësisht, ne kemi tarifë 100 për qind të vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia qendrore dhe Bosnja dhe Hercegovina. Shpresoj se Albin Kurti do ta shqyrtojë përsëri, sepse duhet të mendojmë se si të lehtësojmë tregtinë midis nesh dhe si të krijojmë një mjedis të favorshëm biznesi”, ka thënë ajo ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton “Tanjug”.