Kryeministrja e Serbisë të hënën ia mësynë Kosovës për vizitë
02 shtator 2022
| 12:51
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, të hënën do t’ia mësyjë Republikës së Kosovës për një vizitë.
Siç ka shkruar “Radio Kontakt Plus”, Brnabiqi do të fillojë vizitën e saj në Mitrovicë, e më pas planifikon të udhëtojë edhe drejt Zveçanit.
Pas Zveçanit, në mbrëmje Brnabiq planifikon të vizitojë Leposaviqin. Atje ajo do të takojë disa qytetarë serb të Kosovës, të cilëve e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” ua ka ndërtuar një shtëpi të re.
Nga “zyra” që drejton Petar Petkoviqi kanë thënë se e kanë bërë publike vizitën e Brnabiqit 72 orë më herët, në përputhje me marrëveshjen për vizita zyrtare.
Nëse lejohet nga institucionet e Kosovës, kjo do të jetë hera e parë që Brnabiqi viziton Republikën e Kosovës.