Kryeministrja e Zelandës së Re do të japë dorëheqje

19 janar 2023 | 08:31

Jacinda Ardern ka njoftuar se do të largohet nga posti i kryeministres së Zelandës së Re përpara zgjedhjeve të këtij viti duke thënë se nuk ka bërë mjaftueshëm. Dita e saj e fundit në detyrë do të jetë më 7 shkurt dhe zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen me 14 tetor.

Ardern, e cila u bë gruaja më e re në krye të qeverisë kur u zgjodh kryeministre në vitin 2017 në moshën 37-vjeçare, konfirmoi se Zelanda e Re do të shkojë në kutitë e votimit për zgjedhjet kombëtare më 14 tetor të këtij viti dhe se ajo nuk do të kandidojë për rizgjedhje.

“Është koha,” tha Ardern të enjten për planet e saj për të dhënë dorëheqjen si kryeministre duke shtuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për drejtësinë. Deputetët e Partisë Laburiste do të votojnë për të gjetur zëvendësuesin e saj të dielën, shkruajnë mediat e huaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas raportimeve të mediave se është planifikuar një atentat ndaj…