Kryeministrja serbe: Jemi afër konfliktit të armatosur

21 dhjetor 2022 | 13:14

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një seancë të Kuvendit serb ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën.

Si arsye për këtë ajo ka thënë se janë “veprimet e njëanshme të Prishtinës”, derisa në këtë seancë ka ftuar edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, shkruan “Tanjug”.

“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, ka thënë Bërnabiqi.

Pas kësaj deklarate për luftë, Bërnabiqi ka folur për paqen.

“Në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen”, ka thënë kryeministrja e Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitet ’90, fshati Brezovicë në pjesën jugore të Kosovës…