Kryeministrja serbe thotë se shërbimet huaja sekrete po synojnë destabilizimin e Serbisë
Pas të shtënave masive në Serbi, të premten Kuvendi serb ka mbajtur një seancë në lidhje me sigurinë në këtë vend.
Në foltore, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se pas dy vrasjeve masive, siç ka thënë ajo, ka tentativë të drejtpërdrejtë për destabilizimin e Serbisë nga shërbimet e huaja, duke theksuar “se në Serbi nuk do të ketë ndryshim të qeverisë pa zgjedhje”.
Po ashtu, Bërnabiqi ka thënë se në seancën e qeverisë nuk kanë pasur asnjë qëndrim të vetëm kundërshtues dhe as se dikush po largohet nga seanca, shkruan “Tanjug”.
“Unë u them qytetarëve të Serbisë që të mos besojnë në gënjeshtra, dezinformata dhe përpjekje për të krijuar kaos në Serbi nga shërbimet e huaja. Kjo është e gjitha që po ndodh drejtpërdrejt nga shërbimet e huaja, gjithçka që po ndodh është destabilizimi i drejtpërdrejtë i Serbisë”, ka thënë Bërnabiqi.