Kryendeshja në kryeqytet
Xhiroja e dhjetë e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë ndeshje shumë interesante.
Takimi kryesor do të zhvillohet të shtunën ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, dy skuadrat që edicionin e kaluar ishin përballur në finale të Kupës, “play-off”-it dhe Superkupës, ku në tri garat triumfuan prishtinasit.
Rahoveci është lider me shtatë fitore dhe një humbje, kurse Prishtina ka pesë fitore dhe dy humbje. Ballafaqimi i së shtunës në kryeqytet pritet të dhurojë spektakël të basketbollit. Duhet theksuar se në xhiron e parë “vreshtarët” kishin mundur prishtinasit. Takimi hapës i kësaj xhiroje do të jetë ndërmjet Feronikelit dhe Golden Eagle Ylli, sfidë që zhvillohet në Therandë.
Feronikeli ka tri fitore dhe pesë humbje, kurse Ylli katër fitore dhe tri humbje. Ndeshje interesante do të jetë ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit që zhvillohet të dielën, me dy skuadrat që kanë nga katër fitore dhe katër humbje. Ndeshja e fundit e kësaj jave do të zhvillohet ndërmjet Lipjanit dhe Bashkimit. Lipjanasit kanë tetë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Bashkimi ka gjashtë fitore dhe dy humbje.
SUPERLIGA – Java 10
Të shtunën takohen:
17:00 Feronikeli – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci
Të dielën takohen:
17:00 Peja – Ponte Prizreni
19:00 Lipjani – Bashkimi