Kryenegociatori i BE-së për Brexit rezulton pozitiv me Covid 19

19 mars 2020 | 12:22

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier, pas testit të kryer, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sot, Barnier, me anë të një postimi në “Twitter” e ka konfirmuar lajmin.

Barnier, një ish-ministër i Punëve të Jashtme Franceze, ka qenë negociatori kryesor i Komisionit Evropian me Mbretërinë e Bashkuar gjatë gjithë procesit të Brexit.

“Unë dëshiroj t’ju informoj se kam rezultuar pozitivisht me COVID19. Unë jam mirë dhe po ndjek të gjitha udhëzimet e nevojshme, ashtu si edhe ekipi im. Për të gjithë ata që tashmë janë prekur dhe për të gjithë ata që janë aktualisht në izolim, ne do ta kapërcejmë këtë së bashku.”, ka shkruar ai.

Michel Bernard Barnier i lindur më 9 janar 1951 është një politikan francez republikan i cili po shërben si kryenegociatori kryesor nga ana e Komisionit Europian për Brexit . Ai shërben si Shef i Komisionit Evropian i Task Forcës për Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar (UKTF) që nga nëntori 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini,…