Kryengritja e Karatoprakut të Myzeqesë e vitit 1840
Shkruar nga: Andy Apolloni , New York –
Myzeqeja mbeti vazhdimisht gjatë tërë historisë vendi i kryengritjeve, luftërave të mëdha dhe betejave legjendare.
Ndaj kësaj treve u sulën me tërbim të gjithë okupatorët e huaj romak, grek, serb, bullgar, francez, turq e tjerë, me ushtritë e tyre nga më grabitqare, për t’i rrëmbyer popullit të saj lirinë dhe trojet e tij të shenjta që t’i vinin nën sundimin e tyre barbar.
Populli Myzeqar i priti gjithmonë me armë në dorë të tërë këta pushtues, u ndesh me ta dhe luftoi kundër tyre me një trimëri e heroizëm të rrallë, derisa i mundi të gjithë invadorët.
Edhe gjatë pushtimit pesë shekullor turk, myzeqarët trima, patriot dhe liridashës nuk e duruan dot kurrë robërinë, shtypjen, shfrytëzimin dhe dhunën e asqerëve e të radifëve të Stambollit.
Ata, duke derdhur shumë gjak e bërë sakrifica të mëdha, i mbrojtën me guxim e trimëri zakonet, traditat, simbolet dhe vlerat e tjera kombëtare, që u vunë në shënjestër, për tu zhdukur me zjarr e hekur nga hordhitë e Anadollit.
Me pesë manastiret e shenjta famoze, si ai i Apollonisë, Sheqishtes, Shën Kozmait në Fier, Ardenicës në Kolonjë(Lushnje), Zvërrnecit në Nartë (Vlorë) dhe mbi pesëdhjetë kishat ortodokse, që vijnë qysh nga kohët më të vjetra, të cilat ishin jo vetëm institucione të fuqishme fetare, qendra të rëndësishme ekonomiko-kulturore, shkolla e vatra edukimi tepër të dëgjuara në gjithë Ilirikun, por edhe baza e çerdhe atdhetarësh, Myzeqeja qëndroi një kështjellë e fort dhe e pamposhtur e Shqiptarisë.
Nga këto shkolla pran kishave e manastireve tona dolën breza të tërë priftërinjtë – mësonjës, dijetar, profesor, atdhetar e luftëtar të shquar, që kontribuuan shumë për çështjen kombëtare dhe gjuhën shqipe.
Një pjesë e këtyre heronjve myzeqar, që i bënë shërbime të mëdha popullit tonë, si poeti i famshëm Nezim Frrakulla, Alush Frrakulla, Filip Zhuka, Trifon Lala, mëso njësi papa Jorgji Karavastaja shumë të tjerë, u përndoqën, arrestuan dhe dënuan pa mëshirë brenda vendit prej regjimit osman, klerikët e tij ekstremist të fesë islame dhe kisha ortodokse greke.
Po me qindra e qindra patriot të kësaj treve, janë edhe ata që u helmuan, vranë dhe përzunë jashtë shtetit, ku u tretën nëpër dhera të huaja si në Bukuresht, Sofje, Egjipt, Selanik, Vjenë e tjerë, duke humbur së bashku me veprat e tyre të ndritura, pa lënë as gjurmë, gjatë periudhës së errësirës mesjetare dhe terrorit të egër turk, që i ndiqte gjithmonë nga pas si hije e zezë.
Myzeqeja u cilësuar prej ekspertëve ushtarak të Stambollit dhe pashallarëve të saj, si krahina më antiturke e të gjitha kohërave, në të katër vilajetet e trojeve shqiptare. Për këtë arsye ajo u përndoq edhe më shumë nga krahinat e tjera, duke vuajtur dhunën më të rënd të sulltanëve turq.
Kjo trevë, megjithëse nuk kishte ndonjë aleat, apo ndihmë nga jashtë, ajo nuk u nënshtrua kurrë para shtypjes barbare që ushtruan okupatorët osman, por as nga masakrat e bandave greke të bekuar e nxitur prej kishës së tyre, që rënduan me shekuj mbi trupin e popullin myzeqar.
Myzeqeja si asnjë krahinë tjetër, i bëri ballë me trimëri edhe presionit të vazhdueshëm famëkeq të islamizimit me dhunë dhe atij të greqizmit me forcë, duke mbrojtur me heroizëm identitetin kombëtar dhe fenë vet të Krishtere, që kishte trashëguar për mijëra vjet prej të parëve të saj, në një kohë kur treva të tjera që kufizoheshin me të si Mallakastra, Labëria e tjerë e kishin ndryshuar fenë tyre dekada, apo shekuj me parë.
Krahina e Myzeqesë, së bashku me disa rajone të tjera në veri të vendit, ishin nga të vetmet zona, që nuk e pranuan dhe as e lejuan kurrë edhe ndërtimin e xhamive të huaja turke në trojet e tyre, deri me shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912.
Ky popull me tradita të larta atdhetare, i lidhur vazhdimisht ngushtë me Kristinizmin dhe botën e civilizuar perëndimore, Napolin, Raguzën (Dubrovnikun), Venedikun e tj, ai qëndroi gjithmonë e till, pran këtij qytetërimi të zhvilluar, pjesë e të cilit ishte, duke mos pasur asnjë preferencë, nostalgji e interesim lidhjesh me Stambollin, apo vende të tjera lindore të kontinentit evropian.
Dhe pikërisht ishte kjo nahije e para, ajo që i priti turqit me shpatë në dorë, qysh në betejën e përgjakshme të Savrës me 18 shtator 1385 dhe po e para, që i hodhi me forcë taborët osmane brenda në det, në portin e Semanit më 1912, duke i përzënë ata përgjithmonë me turp drejt Anadollit, nga kishin ardhur këtu e pesë shekuj të shkuar.
Ajo i rezistoi me trimëri këtij gjenocidi sistematik e të pa shembull të perandorisë Osmane dhe shpeshherë rroku armët e u ngrit me guxim, duke zhvilluar njëra pas tjetrës shumë kryengritje dhe beteja të mëdha e të përgjakshme kundër saj.
Në ballë të këtyre luftërave, që bëri kjo nahije kundër uzurpatorëve të Azisë Vogël, veç luftëtarëve e kapedanëve tanë të dëgjuar, si Alush Frrakulla, Filip Zhuka, Trifon Lala e tjerë, u vunë edhe mjaft priftërinjtë atdhetar, që ishin edhe mësonjës pran shkollave në kishat dhe manastiret tona.
I till ishte edhe rilindasit ynë, mësonjësi papa Jorgji Karavastaja, një nga drejtuesit e kryengritjes së Karatoprakut më 1840, i cili u bë shembull frymëzimi e heroizmi për të gjithë brezat e ardhshëm myzeqar, që ti dilnin zot mëmëdheut tonë në ato kohëra tepër kritike e të vështira.
Pas përfundimit të kryengritjes së Myzeqesë në vitin 1835 e drejtuar nga luftëtarët tanë të mëdhenj antiosman Alush Frrakulla, Filip Zhuka e Trifon Lala, gjendja e popullit myzeqar u rëndua e përkeqësua edhe më shumë.
Grabitja e organizuar dhe me dhunë që ju bë fshatarëve në të gjithë krahinën nga xhandarmëria e pushtueseve turq e thelloi edhe më tej varfërinë e tyre, duke arritur në kufijtë më ekstrem që kishte njohur historia e kësaj nahije.
Rritja e madhe e taksave dhe e detyrimeve nga regjimi osman, që pasoi menjëherë pas këtij konflikti të përgjakshëm e shtoi edhe më
tepër shfrytëzimin e egër turk.
Vrasjet e shumta gjatë kësaj kryengritje, arrestimet masive, burgosjet pa kriter dhe dënimet e rënda pas përfundimit të betejës me ushtrinë e Stambollit e acaruan dhe armiqësuan edhe me keq këtë krahinë me perandorinë Osmane.
Gjendja e vështirë që u krijua ishte sa e pa durueshme, po aq edhe shpërthyese, sa që nga momenti në moment pritej, që populli myzeqar të merrte armët dhe t’ia fillonte përsëri luftës me xhandarmërinë e Anadollit.
Kjo situatë tepër e rënduar vazhdoi kështu për gjysmë dekade, ku myzeqarët përjetuan një dhunë tjetër të re, më brutale e çnjerëzore sesa më parë, duke vuajtur pasojat e tmerrshme të saj që dhembeshin gjer në asht.
Më në fund edhe durimi u sos dhe çasti i uraganit popullor po afronte. Pikërisht në fillim të muajit maj 1840 -të , në pesë vjetorin e fillimit të kryengritjes së Myzeqesë të vitit 1835, myzeqarët trima rrëmbyen përsëri armët dhe u ngritën në revoltë kundër sundimtarëve osmanlinj.
Me qindra e mijëra fshatar dhe bujq, që jetonin në grykëderdhjet, midis dy lumenjve Seman e Shkumbin, e cila në atë kohë quhej zona e Karatoprakut( ose dheut të zi), të irrituar dhe acaruar së tepërmi me regjimin, u bashkuan në turma të mëdha, duke i kundërshtuar hapur dhe me forcë, jo vetëm shërbëtorët e Stambollit, por edhe garnizonet e tyre që mbronin depot dhe çifliqet e okupatorit turk.
Ata ishin tepër të përgatitur e të vendosur, për të luftuar ballë për ballë me xhandarmërinë osmane, duke paguar çdo lloj çmimi në këtë konflikt, pasi nuk kishin më asnjë lloj rruge tjetër, veç kryengritjes së armatosur për të fituar lirinë dhe të drejtat e tyre.
Kjo lëvizje e fuqishme mbarë popullorë fshatare, përfshiu 22 çfliqet e Karatoprakut dhe u shtri me një shpejtësi të madhe në të gjitha anët e nahijes së Myzeqesë, që nga Boshtova e Spilleja dhe deri në afërsi të Nartës, por edhe në Kuçovë e fshatrat rreth Shpiragut.
Edhe këtë herë qendra e kësaj kryengritje të fuqishme si gjithmonë, ishin fshatrat Libofshë e Kolkondas, të cilët njiheshin me shekuj për trimërinë dhe veprimtarinë e tyre të vazhdueshme antiosmane.
Në krye të kësaj kryengritje, për ta udhëhequr e drejtuar atë, u vu kapedani trim Gori Myzeqari, së bashku me luftëtarin e shquar Trifon Lala nga fshati Biçukas, të cilët njiheshin gjer në Anadoll për aktivitetin dhe rrezikshmërinë tyre kundër interesave të Portës së Lartë.
Të dy këta atdhetar e tribun popullor, pa humbur kohë i bënë thirrje të gjithë popullit të krahinës, që ti bashkoheshin kryengritjes së Karatoprakut, duke u bërë të njohur edhe qëllimin e saj, me kërkesa të qarta politike, për ta shporrur okupatorin nga trojet myzeqare, çfarë nuk kishte ndodhur kurrë kohë me parë dhe në asnjë krahinë tjetër, që vuante nën pushtimin e kësaj perandorie famëkeqe.
Për shkrimin e këtij artikull janë shfrytëzuar edhe gojëdhëna, rrëfime e tregime të mbledhura para vitit 1990, gjatë bisedave me intelektual e patriot të ndryshëm në fshatrat Pojan, Shën Pjetër, Gracalli, Nikas, Libofshë, Kryekuq, Grabian, Zharrnec, Gërmenj, Bishçukas, Shën e Premte, Divjakë e tjerë.
Vazhdon në numrin e ardhshëm.