Kryengritja e Karatoprakut të Myzeqesë e vitit 1840 (2)

28 dhjetor 2020 | 16:24

Shkruar nga: Andy Apolloni , New York –

Papa Jorgji Karavastaja

Nuk ka ngjarje historike sado e vogël apo e madhe që të ketë qenë, si kuvende, formim njësitesh, çetash, revolta, lëvizje, kryengritje dhe beteja që janë zhvilluar në Myzeqe, ku të ketë munguar prezenca dhe roli i madh i priftërinjve tanë mësojnës  myzeqar dhe patriot. Ata me shpirtin e tyre kombëtar dhe trimërinë që i karakterizonte, e vendosën veten gjithmonë në krye të këtyre ndodhive, i drejtuan ato me guxim e aftësi, duke vlerësuar mbi gjithë çka interesat e Shqipërisë dhe të popullit tonë nga i cili kishin dalë, po i përzier ato kurrë me punët e fesë.

Kështu ndodhi edhe me rilindësin, priftin dhe mësuesin e nxënësve të fshatit Karavasta, papa Jorgji Karavastaja, i cili dallohej edhe si një atdhetar i zjarrtë i shqiptarizëm dhe gjuhës tonë shqipe.

Kleriku ortodoks papa Jorgji ishte një figure e ndritur, mjaft i ditur dhe i arsimuar i kësaj krahine. Ai gëzonte një autoritet të plot në të gjithë Myzeqenë dhe ishte njeriu më i besueshëm në popull, që ngjallte vetëm shpresë te çdo myzeqar, i cili kishte nevojë për ndihmë, drejtësi dhe mbrojtje nga regjimi kriminal anadollak dhe lakenjët e tij, qofshin këta edhe shqipfolës, që u rrëshqiste goja mbrapsht vetëm në gjuhën turke.

Me ndërgjegjen e tij të pastër si kristali, shpirtin e mirë në pafundësi, fjalën e urtë e të ëmbël si mjalti dhe dashurinë e pa masë ndaj popullit të vet, ai nuk përtoi kurrë për tu shërbyer myzeqarëve të tij, që e vlerësonin dhe e donin aq shumë. Ky u doli atyre zot në çdo rrezik e furtunë, duke i mbrojtur me vendosmëri e heroizëm në ato kohëra të errëta, kur njerëzit tanë shtypeshin pa dhimbje nga çizmet e asqerëve dhe dënoheshin pa asnjë shkak, faj e thyerje ligji nga kadinjët e Turqisë.

Me të marrë haberin, prifti papa Jorgji Karavastaja, veshi shpejt veladonin e zi, vari kryqin e shenjtë në qafë dhe në ballë të burrave që e shoqëronin u nis me urgjencë ku e donte vatani, ku e thërrisnin vëllezërit e tij Gori Myzeqari dhe Trifon Lala së bashku me kryengritësit. Mbërritja dhe prezenca e këtij prifti atdhetar në mes të fshatarëve, u dha zemër, forcë dhe optimizëm të madh të gjithë luftëtarëve të kryengritjes, të cilët i uruan atij mirëseardhjen me një respekt tepër të veçantë.

Jorgji Perriu

Në fshatin Kular(Divjakë), kryeplaku trim Jorgji Perriu, një atdhetar me emër mjaft të nderuar në atë zonë gjatë asaj periudhe, me të marrë njoftimin, ngjeshi armën në brez dhe pa u mbodhisur(vonuar) u bë gati për rrugë. Mblodhi burrat e grykës së Shkumbinit, Boshtovës, Grethit e Spillesë dhe në ballë të tyre fluturoi porsi një shqiponjë mali për në Libofshë.

Gojëdhënat tregojnë se ky kryeplak së bashku me burrat e këtyre fshatrave të drejtuar prej tij, i dhanë një mbështetje tepër të fuqishme kryengritjes së Karatoprakut dhe drejtueseve të saj, për ta çuar deri në fund luftën e tyre kundër regjimit turk. Njerëzit e atyre anëve edhe sot flasin me respekt e krenari për cilësitë e rralla të këtij kapedani myzeqar, duke thënë se Jorgji Perriu vinte por si vetëtima dhe shkonte si veriu. Ai ishte një zë i fuqishëm në tërë bregdetin e asaj zone dhe një nga kryepleqtë më aktiv në ato vite, duke qenë prezent me armë në dorë dhe në ballë të çdo ngjarje e evenimenti kombëtar të kohës, ku dha edhe kontributin e vet të çmuar së bashku me popullin e tij.

Ja si e kujtonin myzeqarët e asaj zone pas një shekulli e gjysmë, aty rreth viteve 1990 e më parë, kryeplakun e fshatit të tyre Kular, atë katund të bukur buzë detit dhe midis gjelbërimit të pyllit plot me pisha shekullore, që sot fatkeqësisht nuk ekziston më:

Kapedan Jorgji Perriu

Dyfeku në dorë çi mbiu

Shkon si jug, vjen si veriu

Prej tij dridhet osmanlliu

Kjo strofë tregon qartë në çdo varg e fjalë të saj, se cili ishte ky patriot, që u ruajt kaq gjatë në kujtesën e popullit të Divjakës dhe të fshatrave që ka përreth.

Mance Malko

Thirrjes së kryengritësve u përgjigje edhe kryeplaku i fshatit Zharrnec, Mançe Malko. Me taborin e tij të mbushur plot me lagunar trima, edhe nga fshatrat Mizë, Xeng e Gërmenj, ai u nis si vetëtimë në mes të stuhisë dhe së shpejti u gjend midis kryengritësve e në krah të prijësit të tyre Gori Myzeqari. Si pinjoll i një fisi myzeqar të dëgjuar nëpër shekuj për tradita patriotike dhe trimëri, ai e lartësoi edhe më tepër nderin e të parëve të vet plot me famë, të fisit Malko. Në kujtimet e popullit të këtij katundi, të trashëguara brez pas brezi, por edhe nga pasardhësit e fisit tij, që ndoshta jetojnë edhe sot në këtë fshat, thuhet se Mançe Malko ishte nga ata burra të mëdhenj atdhetar, që dallohej për mençurinë, oratorinë, trimërinë, shpirtin kombëtar dhe fjala e tij peshonte sa një mal në atë zonë. Gjatë kësaj kryengritje ai u bë krahu i djathtë i Gori Myzeqarit e Trifon Lalës, duke luajtur një rol tepër të rëndësishëm pran tyre.

Sul Sinani

Edhe në Kryekuq, kryeplaku i këtij katundi Sul Sinani, i kishte mbledhur me vakt (kohë) burrat e çdo mëhalle(lagje), të këtyre anëve me gjithë Gradishtë, dhe ishte sosur herët në Kolkondas, duke u bashkuar me kryengritësit. Mbërritja e taborit të këtij patrioti me zë e famë, i hutës e kordhës, që digjej si baroti për nderin e vatanit dhe të trojeve të tij, i gëzoi së tepërmi zemrat e luftëtarëve myzeqar, që e njihnin mirë krismën e dyfekut të tij.

Nga kohët e largëta të atyre viteve në memorien e myzeqarëve të këtyre katundeve, janë ruajtur deri vonë edhe shprehje në formë vargjesh për këtë figurë të shquar popullore.

Ku e thërret me zë vatani

Atje është dhe Sul Sinani

Që i dridhej fort dushmani

Edhe zabiti e kajmekami

Këto vargje kaq të fuqishme për këtë prijës e luftëtar tjetër të zot, flasin vet dhe nuk kanë nevojë për shumë komente, pasi vlerësimin më të mirë këtij kapedani, ja kanë bërë vet dikur myzeqarët e atyre anëve.

Met Roshe

Lajmëtarët e kryengritjes shkuan shpejt edhe në katundet Kamenicë, Gur dhe Muçias, për të çuar njoftimin e dhënies së kushtrimit. Kryeplaku i fshatit Rremas Met Roshe, një luftëtar i dëgjuar, sapo mori haberin, mblodhi të gjithë burrat e kësaj zone dhe në ballë të tyre, pa humbur kohë u gjend në Kolkondas pran forcave kryengritëse. Ky patriot i zjarrtë, trim dhe i dyfekut, me të mbërritur në Libofshë, së bashku me Sul Sinanin dhe disa drejtues të kryengritjes, kërkuan me urgjencë që të fillonin sa më parë betejën kundër xhandarmërisë dhe forcave të garnizonit turk, pa u mbërritur përforcime të tjera nga ushtria osmane që ndodhej në Gjirokastër e Manastir. Kjo kërkesë u pranua, por u pa e nevojshme, që më parë të mblidhej një kuvendi i shkurtër, për të zgjedhur udhëheqësit ushtarak të kryengritjes, me qëllim që ajo të kishte një shtab komandues, për ta çuar atë drejt fitores.

Meqenëse u ra dakord, për nevojën e një takimi të tillë, prijësi i kryengritjes mblodhi urgjent pleqësinë dhe filluan një mbledhje me kryepleqtë e katundeve. Në këtë kuvend komandant i forcave të kryengritjes u caktua Gori Myzeqari dhe zv.Komandant Trifon Lala, ndërsa prifti-mësues Papa Jorgji Karavastaja, Jorgji Perriu, Mançe Malko, Sul Sinani dhe Met Roshe u zgjodhën anëtar të komisionit drejtues të kësaj kryengritje.

Duke dalë nga ky kuvend, komandanti i kryengritjes së Karatoprakut Gori Myzeqari, shkoi para njerëzve dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm, duke përmendur figurat e shquara të kësaj krahine dhe trimëritë e tyre që kanë treguar nëpër shekuj, kundër hordhive të huaja. Në këtë tubim foli edhe prifti Jorgji Karavastaja, duke thënë se të gjithë së bashku ne do ti shkojmë nga pas kapedanit tonë Gori, për të fituar të drejtat tona, që na i ka dhënë zoti dhe na i kanë marrë të pa udhët e Stambollit.

Pas mbarimit të këtyre fjalimeve filloi menjëherë edhe beteja e Karatoprakut. Siç flitet edhe nga deklarime të ndryshme gojore, forcat kryengritëse ishin rreth pesë-gjashtë mijë luftëtar myzeqar. Ato brenda një kohe të shkurtër arritën të shpartallojnë plotësisht garnizonin dhe xhandarmërinë turke. Fill pas këtij suksesi të shpejt, kryengritësit thyen të gjitha çifliqet dhe depot turke të drithërave, duke rrahur edhe taksidarët e atij regjimi. Fshatarët e Karatoprakut morën përsëri të gjitha mallrat që u kishin grabitur me dhunë shërbëtorët e Stambollit dhe i çuan nëpër shtëpitë e tyre.

Porta e Lartë e tronditur së tepërmi nga kjo ngjarje e pa zakontë, urdhëroi menjëherë dërgimin e rreth dhjetë mijë forcave ushtarake nga Gjirokastra dhe Manastiri në drejtim të Myzeqesë. Ushtria turke e armatosur rëndë, deri në dhëmb, me armët më moderne të kohës, e shumtë në numër dhe e përgatitur mirë, e rrethoi të gjithë këtë krahinë, duke zbarkuar edhe në Karatoprak. Thuhet se kjo betejë zgjati për shumë ditë me radhë dhe qe tepër e përgjakshme, duke patur mjaft viktima nga të dyja palët. Përball ushtrisë turke që sa vinte e shtohej, kryengritësit tanë luftuan dhe rezistuan me trimëri për disa javë me radhë, por diferenca e madhe në mjete luftarake dhe në numër e bëri të vetën. Më në fund regjimi osman e shtypi me dhunë këtë kryengritje, duke u dhënë të gjithë drejtuesve të saj dënime tepër të rënda, por nuk arriti dot kurrë, që ti nënshtronte myzeqarët. Fill pas përfundimit të kësaj lufte, qeveria e Stambollit ndërmori një fushatë të egër terrori ndaj popullit të Myzeqesë. Qindra myzeqar u arrestuan, dënuan, burgosën dhe internuan në kampet e punës së detyrueshme nëpër Greqi, Turqi e vende të tjera, nga ku nuk u kthyen më kurrë në krahinën e tyre.

Shumë familje u larguan përfundimisht nga kjo nahije, duke u vendosur e fshehur nëpër krahinat fqinje të vendit, por edhe në qytetet greke, italiane, rumune, ukrainase ku edhe sot pasardhësit e tyre ruajnë me krenari mbiemrat e vet, si Trungu, Perriu, Lalas, Gjeçi, e tjerë, të zbuluar vitet e fundit.

Kjo kryengritje e fuqishme e popullit myzeqar, megjithëse u shtyp me gjak prej ushtrisë osmane, si ato të viteve 1832, 1833, 1835, e tjerë, pati një rendësi tepër të madhe, sepse ajo i dha një vruill të ri luftës së kësaj krahine kundër regjimit të Stambollit.

Për herë të parë në trojet e pushtuara shqiptare, kryengritësit e Karatoprakut dolën me kërkesa të reja publike të karakterit politik, për çlirim kombëtar shoqëror, që ta flaknin tej zgjedhën shekullore të sulltanëve të Anadollit. Në këtë betejë u dëgjuan sefte (për së pari) parullat e famshme, Rroftë Shqiptaria , Shqipëria e Lire dhe e mos varmë, të bëhemi më vete, shporruni nga trojet tona, nuk e njohim Stambollin, duam hyqymetin tonë” , e tj, të cilat u përhapën në të gjitha trevat e vendit tonë.

Nuk ka turp më të madh për historianët kalem thyer shqiptar, të pa aftë e pa ndonjë gjuhë të huaj, si osmanisht, latinisht greqisht, që hiqeshin si koka e zeusit , duke filluar që nga Kristo Frashri e deri poshtë tek një far Pëllumb Xhufi e tjerë, të cilët me zemërligësi, cinizëm e djallëzi i injoruan këto beteja të popullit myzeqar dhe hodhën baltë mbi këto vlera, me pretekstin se gjoja nuk kishte të dhëna, nuk kishte fakte, nuk kishte informacione , nuk kishte…….

Po për Rrapo Hekalin dhe Zenel Gjonlekën, që bënë beteja në maja malesh e shkëmbinj të thepisur, ku nuk fluturonin dot as zogjtë, u gjendën, apo u “sajuan” dokumentet, bile u thurën edhe poezi për ti mësuar fëmijët tanë nëpër shkolla dhe mirë bënë. Ndërsa për myzeqarët Nezim Frrakulla, Bukuroshe Strumit, Çupa e Pojanit, Alush Frrakulla, Filip Zhuka, Trifon Lala, Gori Myzeqari, papa Jorgji Karavastaja, Jorgji Perriu, Mançe Malko, Sul Sinani, Met Roshe, papa Isaia (Irakli Pylli, mësues, prifti me kobure-dëshmor), papa Spiro Saqellari (mësues, luftëtar, dëshmor), At Ikonom Kozma Dhima( prift, mësues, luftëtar) e tjerë, që u matën me okupatorin turk dhjetëra herë e ballë për ball në fushë beteja dhe jo në “male betejash”, munguan të dhënat ? Çudi e madhe ishte me këtë krahinë, të quajtur Myzeqe ? Si nuk pati asnjë dokument për lumenjtë e gjakut të derdhur në luftëra e beteja historike të saj, që t’ua tregonte mjera neve të verbër, të cilët edhe sot presin të shkruajnë të tjerët, për të bërë fshehur ndonjë koment pas tyre, ose heshtin si fajtor e mëkatar që janë. Jo vetëm kaq, por disa historian antimyzeqar të fshehur, vazhdojnë edhe sot ti quajnë me përbuzje betejat e Myzeqesë më 1832, 1833, 1835 dhe të Karatoprakut më 1840, si lëvizje të thjeshta, apo revolta fshatarësh, bujqish, hyzmeqarësh, rebelesh e tjera, që do të thotë se ishin të pa rëndësishme, dhe nga një popullsi e “prapambetur” katundar, kur në radhët e tyre kishte jo pak, por 6000 deri në 7000 forca kryengritësish. Kurse sipas tyre kryengritje na ishin vetëm ato të Rrapo Hekalit dhe Zenel Gjonlekës (jo Gjolekës), pasi na paskëshin qenë “qytetare”, nga fshati Hekal dhe nga Kuçi, kur dihet se popullsia e nderuar e atyre anëve është marrë vetëm me blegtori dhe kryesisht me mbar shtrimin e dhive, ashtu siç merreshin myzeqarët me kultura bujqësore në fushën e tyre të bekuar, duke u dhënë bukë gjithë krahinave të Shqipërisë.

Këtyre historianëve ekstremist Mehmetoshehist dhe krahinorë-islamik, që mbjellin tinëzisht akoma ndasi, dallime dhe urrejte midis shqiptarëve e krahinave, ne u kujtojmë se kur kishte Myzeqeja qytetërim dhe universitet ku studiuan edhe perandor të huaj romak, fshatit malor të Hekalit në Mallakastër, apo Kuçit në Labëri, nuk u përmendej fare as emri. Ndërsa në manastirin e Ardenicës ku studionin 200 nxënës për çdo vit, nga i gjithë Ballkani, në vitin 1932 dora e zezë e Ahmet Zogut dhe e shërbëtorëve të tij neo-haxhiqamilist e fundomentalist islamik, dogjën jo pak, por 32 mijë libra me vlera historike shumë të mëdha, duke fajsuar zjarrin dhe jo autorët e krimit, që sot nuk mund ti gjesh dot kurrë as në të gjitha bibliotekat e qyteteve shqiptare, të marra së bashku.

Kryengritja e Karatoprakut të Myzeqesë e vitit 1840-të, që u shkrua me shumë gjak në historinë e ndritur të kësaj krahine, do të jetoj vazhdimisht në mendjen e myzeqarëve dhe do të kujtohet me krenari, si çdo betejë tjetër nga populli ynë, ndërsa heronjtë e tij kryengritës, një ditë ai do ti hipi lart nëpër përmendore, atje ku e kanë vendin e nderit, për të qëndruar të gjallë përgjithmonë midis nesh dhe kjo kohë ka ardhur sot.

Ja si e përshkruan Andy Apolloni në poemën e tij kryengritjen e Karatoprakut të Myzeqesë në vitin 1840

Kryeangritja e Karatoprakut 1840.

_________________________________

1.

Viti tetëqind e dyzetë

Tjetër luftë solli seneja

Dhe maj qe më dymbëdhjetë

Se ç’u ngrit tërë Myzeqeja

2.

Kudo krisën armët shpejt

Shkrepën zjarr porsi rrufeja

Në Karatoprak çu bë qamet

Nisi prap e fort beteja

3.

Burr me nam na kishte qenë

Dhe ky Gori Myzeqari

Trim i madh denbabaden

Shtëpi dhe fis prej luftëtari

4.

Spyeti fare hyqymen’ ë

Dhe për asnjë lloj xhandari

Por Turqisë ja luajti fenë

Në zjarr i priu shokët i pari

5.

Menjëherë trimat i mblodhi

Bashkë me ta dhe pleqësinë

Para njerëzve se ç’na doli

Dhe na mbajti një fjalim

6.

Fjalë të mëdhaja se ç’ju foli

Atë ditë për gjithë nahinë

Le ta marrë tha vesh Stambolli

Këtu do pritet me martinë

7.

Sepse më nuk do durojmë

Në duar pranga as zinxhir

Që të heqim dhe të vuajmë

Vazhdimisht në errësirë

8.

Por lirinë ne sot kërkojmë

Qoftë me hirë, a me pa hirë

Sepse duamë që të jetojmë

Porsi një shqiponjë e lirë

9.

Dhe kjo lutje e papa Jorgjit

Priftit tonë të Karavastasë

Na i dha shumë zemër popullit

Edhe një gëzim pa masë

10.

Do ti vemë tha nga pas Gorit

Sikur çfarëdo që të ngjasë

Se kjo është dhe rrugë e Zotit

Kurrë nuk do të kthejmë më pas

11.

Pa ju sosur burrit fjala

Dhe pa marrë ende vendimin

Në vend mbriti Trifon Lala

Shtatë djemë nga pas i rrinin

12.

Zbritën kuajt që nga shala

Dhe me mall poq Gori trimin

Sa i bëri shumë të fala

Të dy tok e dhanë kushtrimin

13.

Në Kryekuq dhe Sul Sinani

Nuk e çoi kuvendin gjatë

I dërgoi haberet kapedani

Për në Grabian edhe në Spolatë

14.

Sot tha po na thërret vatani

Dhe ti dalim zot me shpatë

Shtrenjtë do t’ma paguaj dushmani

Që po rri fshehur në Berat

15.

E pruri lajmin prej Petoshe

Një djalosh nga Bubullima

Dhe i ra Rremasit në çdo qoshe

Nëpër shi gjithë kërcëllima

16.

Na u ngrit dhe ky Met Roshe

Rroku armët bashkë me trima

Dhe na shkoi drejtë Libofshe

Iku shpejt porsi vetëtima

17.

Mançe Malko si furtuna

Lajmëtarin kur e dëgjoi

Vet taborin plot me çuna

Në Zharrnec na e bashkoi

18.

Se ç’u nis qe nga laguna

Lart mbi kal na fluturoi

Pas tij shkoi dhe tërë Babunja

Në Kolkondas na zbarkoi

19.

Kryeplaku Jorgji Perriu

Në Kular shpejt pa vonuar

I ngriti burrat dhe j’u priu

Morën udhë me armë në duar

20.

Sot tha dridhet osmanlliu

Është bërë shumë i turpëruar

Vrap në kala shkoi faqeziu

Dhe u struk për të shpëtuar

21.

Pojan, Fier edhe Mbrostar

Nga Shën Pjetra gjerë në Divjakë

Në duar armët i kanë marrë

Strum e Luar edhe Shpirag

22.

Gjashtëmijë burra luftëtar

Nga çdo derë e nga çdo prag

Të gjithë trimat myzeqar

Kanë rënë shpejt në Karatoprak

23.

Edhe luftës se ç’ja nisën

Me hordhitë e Edrenesë

Zunë dyfekët me radhë e krisën

Mu në mes të Myzeqesë

24.

Turqët të tërë u çakërdisën

Kur beteja keq u ndez

Nëpër fushë çu lemerisën

Nganë me vrap korbat e zezë

25.

Sul Sinani lëshoi piskamat

I priste shpata për hata

Mos ti lemë të na ikin çallmat

Dhe kajmekamit nuk ju nda

26.

O Met Roshe, kthej nizamat

Zini shtigje e zini vah

Merrju pushkët dhe jataganat

Që ta lajnë këtu çdo gjynah

27.

Yzmeqari bashkë me bujk

Mbi asqerët qëllonin tok

Dhe fshatari me një cfurk

Pas radifit ku t’ja rrok

28.

Brriste fort xhandari turk

Në ugar i shtrirë për tokë

Dhe na i shkonte gjaku çurk

Vënë dy duart lart mbi kokë

29.

Qafën thyenë dhe taksidarët

Që na bridhnin derë më derë

Ngrehur por si pashallarët

Lart mbi kuaj, në duarë defter

30.

Dru të rëndë mu dhanë fshatarët

S’kanë fytyrë e s’kanë më nder

Kanë marrë frikë nga myzeqarët

Dhe rrinë fshehur pa u ndjerë

31.

Myzeqarët shumë na nderuan

Se treguanë prap trimëri

Ball për ball me turqët luftuan

Anë e mbanë nëpër nahi

32.

Gjithë çifliqet i sulmuan

I thyenë dhe depot përsëri

Mallin tërë më krah e çuan

Bereqet plot shtëpi më shtëpi

33.

Porta e Lart pruri ushtrinë

Na u ngjallë prap turkoshaku

Dhe rrethoi të tërë nahinë

Erdhi hasmi gjer te pragu

34.

Vrau dhe preu, bëri kërdinë

Porsi lum na vajti gjaku

Që të trembëte njerëzinë

Por s’u tund Karatopraku

Lista e këshillit të pleqësisë, që drejtuan Kryengritjen e Karatoprakut të Myzeqesë në vitin 1840 :

1-GORI MYZEQARI

(Komandant i kryengritjes, luftëtar).

2-TRIFON LALA

(Zv.komandant i kryengritjes, luftëtar, Bishçukas)

3-Papa JORGJI KARAVASTAJA

(Prift, mësonjës, anëtar i këshillit të pleqësisë, Karavasta).

4-JORGJI PERRIU

(Anëtar i këshillit të pleqësisë, kryeplak i fshatit Kular, Divjakë).

5-MANÇE MALKO

(Anëtar i këshillit të pleqësisë, kryeplak i fshatit Zharrnec).

6-SUL SINANI

(Anëtar i këshillit të pleqësisë, kryeplak i fshatit Kryekuq)

7-MET ROSHE

(Anëtar i këshillit të pleqësisë, kryeplak i fshatit Rremas).

Shkruar nga : Andy Apolloni New York

Për shkrimin e këtij artikull janë shfrytëzuar edhe gojëdhëna, rrëfime e tregime të mbledhura para vitit 1990, gjatë bisedave me intelektual e patriot të ndryshëm në fshatrat Pojan, Shën Pjetër, Gracalli, Nikas, Libofshë, Kryekuq, Grabian, Zharrnec, Gërmenj, Bishçukas, Shën e Premte, Divjakë e tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani dhe…