Kryengritja e Libofshës së Myzeqesë e vitit 1603, që pasoi Kuvendin e Dukagjinit
Lufta heroike e Popullit Shqiptar kundër okupatorëve barbar turq, fuqisë më të madhe të asaj kohe, ishte tepër e gjatë dhe e lavdishme. Ajo filloi qysh me betejën e madhe të Savrës më 18 shtator 1385, që u zhvillua kundër 10 mijë jeniçerëve turq, të thirrur tradhtisht nga princi i Durrësit Karl Topia, ku mbeti i vrarë kundërshtari dhe kushëriri i tij Balsha i II-të i Shkodrës.
Kjo luftë vazhdoi e ashpër edhe pas vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit( Skënderbeut) më 17 janar 1468 dhe deri me shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912. E gjithë kjo periudhë lufte, kundër zgjedhës së Perandorisë Osmane, qe e mbushur plot me kryengritje e beteja të përgjakshme dhe akte të shumta heroizmi, që nuk u ndalën kurrë dhe për asnjë çast, në të tëra trojet shqiptare. Duke qenë një popull i vogël, i robëruar me shekuj, i copëtuar, i lënë forcërisht në injorancë, prapambetje e varfëri të madhe, dhe pa përkrahje e mbështetje nga fuqitë e mëdha perëndimore të Mesjetës, megjithëse luftuam me heroizëm dhe derdhën shumë gjak, ne nuk arritëm dot që të organizonim një kryengritje të përgjithshme, për ta çliruar vendin tonë sa më shpejt nga vargonjtë e robërisë osmane.
Të gjitha kryengritjet dhe betejat tona kundër okupatorit turk gjatë asaj periudhe, janë bërë mbi baza krahinore, të pa mbështetura nga treva të tjera dhe në periudha të ndryshme kohore, të cilat Porta e Lartë ka mundur ti shtypë shpejt me forcën e saj dhe me ndihmën e tradhtisë nga brenda. Patriotët dhe luftëtarët shqiptar, që kanë drejtuar dhe udhëhequr popullin në ato kohëra e dinin mjaft mirë rëndësinë e organizimit të një kryengritje të përgjithshme në të gjitha vilajetet shqiptare, se vetëm ajo me forcën e armëve, do ta detyronte okupatorin të largohej përfundimisht nga këto troje dhe do ti sillte popullit tonë lirinë e tij. Për ta arritur një mrekulli të till dhe realizuar atë me sukses, në krye të kësaj detyre të shenjtë dhe plot me rreziqe të mëdha, u vunë figura të shquara, luftëtar të njohur dhe klerik patriot shqiptar, katolik dhe ortodoks qysh në shekullin 15-të.
Entusiazmi që kishte krijuar kthimi në Shqipëri i Gjon Kastriotit të Ri (djalit të Skënderbeut) me kushëririn e tij myzeqar Kostandin Muzaka, së bashku edhe me disa princa të tjerë arbëror, si Nikolla Dukagjini, Lekë Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cërrnojeviçi), por edhe fitorja në betejën e Mbrostatit në Fier, bënë që tek shqiptarët të rritej akoma më shumë frymëzimi për kryengritje të reja kundër hordhive të Stambollit. Ata punuan shumë me optimizëm dhe në kushte mjaft të vështira e në konspiracion të plot, për ti shpëtuar shërbimit sekret osman, hafijeve të tij në çdo nahije, hoxhallarëve e shehlerëve pro turq dhe dhespotëve të kishës greke, që vëzhgonin e survë jonin me vigjilencë veprimtarinë e çdo shqiptari të thjeshtë, patrioti, luftëtari, apo kleriku atdhetar. Gjatë kësaj periudhe liderët tanë heroik, klerikët e lart katolik si Mark Gjini, Tom Plezha, Gjin Gjergji, Nikollë Bardhi, Bernard Laçi e të tjerë, nën drejtimin e urtë e të guximshëm të apostulit tonë të madh të Shqiptarizmit Nikollë Mejkashi (prelat i kishës së Stefanisë), me përpjekje të vazhdueshme, duke qëndruar në ball të kombit, arritën me sukses të bënin katër tubime historike, me pjesëmarrjen e të gjitha trevave shqiptare.
Pas kryengritjes së fuqishme antiturke të Matit më 1590 -të, brenda një periudhe të shkurtër kohore, ata organizuan edhe Kuvendin e kishës së Shën Mërisë në Lis më 1594, Kuvendin e vitit 1596, Kuvendin e Manastirit të Shën Aleksandrit (Shën Lezhdrit) në Dukagjin më 15 dhjetor 1601-15 shkurt 1602 dhe Kuvendin e Kuçit të Malësisë së Madhe, ku u morën vendime tepër të rëndësishme, për organizimin e një kryengritje të përgjithshme e mbarë kombëtare dhe çlirimin e vendit tonë nga pushtimi Osman. Kuvendi i Dukagjinit që u mblodhën me kushtrimin “për Fe e Atdhe”, ishte tepër i madh dhe në të thuhet se morën pjesë 2656 delegat nga 14 nahije shqiptare, si Dukagjini, Dibra, Shkodra, Zadrima, Lezha, Mati, Kurbini, Kruja, Myzeqeja, Spinarica, Padonia e tjerë. Në këtë kuvend qenë prezent dhe tepër aktiv edhe delegatët myzeqar si Mihal Kërraba, Bartol Palesi, Nikoll Lushi, Martin Kaloshi, por edhe disa të tjerë nga Spinarica, të cilët luajtën një rol parësor dhe tepër me rëndësi, si përfaqësues të një krahine me peshë të madhe në gjithë jetën e kombin tonë.
Kuvendi analizoi hollësisht dhe me përgjegjësi të lartë, të gjithë gjendjen e rëndë të popullit tonë, që vuante nën pushtimin turk, dobësitë e mëdha që ekzistonin te liderët e krahinave shqiptare dhe marrëdhëniet tona jo të mira me shtetet perëndimore, të cilët ishin aleatët tanë të përhershëm strategjik e tradicional, që mund të na ndihmonin. Pas diskutimesh të shumta, organet drejtuese të kësaj mbledhje së bashku me kuvendin, arritën në disa konkluzione ku më kryesoret ishin :
1-Në radhët e prijëseve shqiptar nuk kishte akoma një unitet mendimi e veprimi dhe bashkëpunim midis tyre, por edhe ndërmjet krahinave.
2-Midis krerëve krahinor u konstatuan edhe grindje e përçarje, që dëmtonin rëndë situatën dhe organizimin e kryengritjeve të armatosura kundër regjimit osman.
3-Disa lider në trevat lindore të trojeve shqiptare, anonin nga Moska dhe kishin rënë nën ndikimin e politikës sllavomadhe të saj.
4-Kryengritjet antiturke zhvilloheshin të veçuara dhe nga mungesa e një koordinimi e bashkëpunimi ndër krahinor, ato dështonin, duke u shtypur lehtë nga ushtria Osmane.
5-Shtete të ndryshme perëndimore kishin nxitur përçarjet brenda krerëve krahinor shqiptar, për të realizuar qëllimet e tyre politike antishqiptare.
6-Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me mbretëritë europiane nuk ishin në nivelin e duhur, ashtu siç e kërkonin interesat tona kombëtare, ku për pasojë dhe ndihma e tyre ishte tepër e vogël.
Gjatë kohës së zhvillimit të punimeve të këtij kuvendi, Perandoria Osmane organizoi edhe dy fushata sulmesh me forca të shumta ushtarake, të drejtuar nga sanxhakbejlerët e saj, duke intervenuar nga Dibra dhe lugina e Matit, por ato u thyen keq prej 40 mijë kryengritësve tanë të armatosur, që mbronin me kujdes e vigjilencë Manastirin e Shën Aleksandrit dhe gjithë zonën përreth tij. Në fund të punimeve ky kuvend madhështor, miratoi edhe vendimet e tij përkatëse, të firmosura nga 56 delegat, për përmirësimin e mëtejshëm të situatës, ku parashikoheshin edhe detyra konkrete tepër të rëndësishme, që do të kryheshin në të ardhmen dhe konkretisht :
1-Të forcoheshin akoma më shumë lidhjet, marrëdhëniet dhe aleancat me mbretëritë e Venedikut, Napolit, Spanjës, Austrisë dhe Papatin e Romës.
2-Të kërkohej një ndihmë e mbështetje më e fuqishme dhe e gjithanshme nga këto shtete evropiane.
3-Të firmoseshin kontrata të rregullta për blerjen dhe furnizimin me armë prej aleatëve tanë të perëndimit.
4-Të punohej intensivisht dhe me guxim, për organizimin e Kryengritjes së Përgjithësomë të armatosur, kundër okupatorit turk dhe çlirimin e trojeve tona shqiptare prej tij.
Një vendim i këtij kuvendi ju dërgua edhe Republikës së Venedikut me anë të ambasadorit tonë të veçantë, por ajo nuk e miratoi kurrë një dokument të tillë, sepse ky shtet në fshehtësi, ndiqte vazhdimisht një politikë antishqiptare, duke bashkëpunuar me Stambollin, për të realizuar qëlliet e tij të errëta shoviniste kundër kombit tonë. Pas këtij refuzimi, Kuvendi i Dukagjinit dërgoi përsëri edhe dy delegat të tjerë në Venedik, Nikollë Bardhin dhe Pal Dukagjinin, për të biseduar me senatin e atij vendi, por edhe këtë herë nuk u arrite asnjë sukses, në realizimin e këtij qëllimi kaq të rëndësishëm. Ata paraqitën edhe një letër të firmosur nga ky kuvend, që u kritikua ashpër prej Venedikut, e cila kishte këtë përmbajtje : “…jemi betuar fshehurazi që të mendojmë për këtë popullin e Shqipërisë, me dëshirë tu kthejmë të gjithë këtyre vendeve tona lirinë e vjetër, ashtu sikur në kohë të princit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeut edhe për më tepër do vijnë të bashkohen me ne të gjithë shqiptarët…”
Megjithatë, delegatët tanë, jo vetëm që nuk u pritën mirë, por ata edhe u kërcënuan hapur nga senatorët latin Venecian, me përdorimin e forcës ushtarake të shtetit të tyre kundër nesh, duke i këshilluar të dërguarit e kuvendit tonë, se ju shqiptarët duhet të rrini urtë dhe mos u ngrini kundër Turqisë, sepse po na “rrezikoni” paqen në këtë rajon. Duke parë rrjedhën e ngjarjeve të Kuvendit të Dukagjinit, të zhgënjyer së tepërmi edhe nga qëndrimi antishqiptar i Venedikut, por edhe revoltuar prej indiferentizmit të disa mbretërive të tjera të gadishullit Italik, prijësit myzeqar që morën pjesë në atë mbledhje, sapo u kthyen në Myzeqe, filluan menjëherë punën, për kryerjen e detyrave që shtroi ai kuvend i madh kombëtar. Gjithmonë në krye të popullit, mjaft të vendosur, të lidhur ngushtë besa-besë midis tyre e të gjithë së bashku rreth idealit të vatanit, nën moton e atij shekulli “për Fe e Atdhe”, dhe të frymëzuar nga Kuvendi i Dukagjinit, këta katër prijsa të ndritur të kësaj nahije, si Mihal Kërraba, Bartol Palesi, Nikoll Lushi, Martin Kaloshi e të tjerë, vendosën ta organizonin vet një kryengritje të tillë të fuqishme kundër okupatorëve turq, në trevën e Myzeqesë. Gjatë kësaj periudhe, në verën e vitit 1603, kur Perandoria Osmane ishte në kulmin e saj të fuqisë ushtarake, pas disa mugjesh përgatitjesh të mëdha, në zemër të Myzeqesë filloi edhe Kryengritja e Libofshës.
Me mijëra fshatar nga e gjithë krahina, që nga Boshtova, Divjaka, Shën Pjetra, Bishani, Mifoli, Pojani, Fieri, Patosi, Lushnja e deri në Kuçovë, rrëmbyen armët dhe ranë në Kolkondas e Libofshë, në qendrën e kryengritjeve shqiptare, në këto dy fshatra martire, me famë e emër të ndritur nëpër histori, ku zjarri lirisë qëndroi i ndezur me shekuj dhe nuk u shua asnjëherë. Të lodhur nga robëria e shfrytëzimi i egër barbar i Stambollit, por kurrë të nënshtruar, dhe të betuar për të luftuar me trimëri kundër regjimit Osman, kryengritësit myzeqar të drejtuar nga prijësit, klerikët patriot dhe luftëtarët e tyre, filluan menjëherë edhe sulmin e përgjithshëm ndaj xhandarmërisë dhe ushtrisë turke të dislokuar në këtë krahinë.
Gojëdhënat tregojnë se forcat tona kryengritëse të kësaj treve, brenda një kohe të shkurtër, arritën një sukses të plot, duke likuiduar dhe asgjësuar të gjithë taborët Osman dhe zabitët, bimbashët e kajmekamët e tyre, që nuk e kishin pritur kurrë një veprim ushtarak të tillë, kaq të përgjakshëm e tepër të rrufeshëm. Pas këtij suksesi të shpejt, thuhet se myzeqarët kryengritës, u janë drejtuar edhe depove e magazinave turke, duke i thyer e shkatërruar ato të gjitha dhe i kthyen popullit mallin, drithërat dhe prodhimet e tjera, të grabitura me forcë nga hordhitë e pashallarëve të Anadollit.
Porta e Lartë e befasuar dhe e revoltuar së tepërmi nga kjo ngjarje e pa zakontë dhe e bujshme, që tronditi rëndë themelet e perandorisë, duke i ulur asaj autoritetin dhe turpëruar para mbretërive të Evropës, urdhëroi urgjentisht dërgimin e një ushtrie shumë të madhe për shtypjen e kësaj kryengritje. Pas disa javësh qetësie nga përfundimi i këtij konflikti, duke shijuar ditë të qeta lirie , pa prezencën e çizmes shtypëse të asqerit turk, në këtë nahije mbërritën përsëri nga Janina e Selaniku forca të mëdha ushtarake Osmane, të armatosur me armët me moderne të asaj kohe, të cilat rrethuan të gjithë Myzeqenë.
Në fshatin Libofshë kryengritësit myzeqar të mbështetur edhe nga populli i tyre, zhvilluan një betejë shumë të ashpër kundër 10 mijë forcave të ushtrisë osmane, që kërkonin hakmarrje dhe ndëshkim të rënd ndaj kësaj krahine, të krishtere, të pa bindur dhe tepër antiturke. Luftimet qenë përsëri mjaft të përgjakshme dhe me viktima të shumta nga të dyja palët, duke u shtrirë pothuajse në të gjithë krahinën, të cilat zgjatën për një kohë tepër të gjatë. Pas një rezistence heroike, të rrethuar nga të gjitha anët dhe pa ndihma e përkrahje nga krahina të tjera, apo aleatët tanë të jashtëm perëndimor, më në fund Kryengritja e Libofshës u shtyp me gjak prej ushtrisë së Perandorisë Osmane.
Dhuna dhe terrori i regjimit turk mbi të gjithë Popullin Myzeqar, shkaktoi plagë të tjera edhe më të rënda në këtë krahinë, të cilat nuk u shëruan kurrë për shekuj të tërë.
Okupatorët barbar turq mendonin se me vrasje e masakra mund ta nënshtronin lehtë Popullin Myzeqar, por ata gabuan rëndë dhe nuk e kuptuan kurrë se këta njerëz hyjnor, që nuk e njihnin frikën, ashtu si profeti i tyre Jezu Krishti, nuk dinin as të gjunjëzoheshin para dhunës së çdo armiku të egër dhe barbar. Ky popull hyjnor me kulturë e qytetërim shumë më të lashtë nga okupaturët greko-arab, romak, sllav e turq dhe me virtyte të larta fisnikërie e trimërie, ka ecur gjithmonë me kohën nëpër rrugët e historisë, duke mbjellë gjithmonë vetëm paqe, miqësi e bujari, të cilat i dhanë atij një forcë të shenjtë, për të sfiduar dhe fituar mbi errësirën e shekujve.
Megjithëse kjo kryengritje dështoi, por ajo pati një jehonë të fuqishme jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në qarqet diplomatike evropianë. Kjo betejë e përgjakshme që i dërgoi mesazhe të qarta lirie Sulltanit turk, për ne kishte një rëndësi të madhe edhe për këto arsye :
1- Ajo u krye fill pas Kuvendit të Dukagjinit dhe nën frymën e vendimeve të tij.
2-Populli Myzeqar tregoi edhe një herë, se nuk do ta pushonte kurrë luftën e tij ndaj okupatorëve osman, për të fituar lirinë e vet.
3-U bëri thirrje të gjitha krahinave të tjera shqiptare, që të ngrihen të gjitha bashkë në një kryengritje të përgjithshme për ti dëbuar me forcë invadorët e Stambollit.
4-Kjo kryengritje e armatosur, u bë një shembull i lartë frymëzimi për çdo krahinë tjetër shqiptare, që të rrëmbente armët dhe të ngrihej në luftë kundër zgjedhës Osmane.
Me këto vlera të mëdha, e ndodhur midis dy qyteteve antike me famë e qytetërim të hershëm, Apollonisë dhe Arnisës së taulantëve, tashmë të dalë në dritë e të ringjallur përsëri, Libofsha i ka treguar vazhdimisht të gjithë botës, jo vetëm vitalitetin, patriotizmin, guximin dhe trimërinë e saj, por edhe sakrificat e shumta që ajo ka bërë dhe gjakun që ka derdhur për trojet, pavarësinë, lirinë dhe çështjen tonë të shenjtë kombëtare.
Me keqardhje e theksojmë përsëri, se historianët tanë të vjetër të kohës se diktaturës, që e kishin të drejtën për të shkruar ngjarje të tilla, por edhe si detyrë funksionale e morale këtë veprimtari, të ndikuar nga faktor të ndryshëm politik, mungesa e dëshirës dhe vullnetit, por edhe nga paaftësia, apo rehatia personale e tyre, ata kanë heshtur edhe për Kryengritjen e Libofshës të vitit 1603.
Është detyrë urgjente patriotike dhe kombëtare e të gjithë studiueseve tanë të rijnë të kësaj fushe dhe e intelektualëve të tjerë e veçanërisht atyre myzeqar, që ta zbardhin e plotësojnë më tej, jo vetëm këtë ngjarje kaq të madhe, por edhe të gjithë historinë e ndritur të krahinës tonë të Myzeqesë, të lënë në errësirë nga mëkatarët dhe katundarët anadollak e inatçor të botës së vjetër, që na u prezantuan si profesor, akademik dhe historian të mëdhenj.
Lista e drejtueseve myzeqar, që organizuan dhe drejtuan Kryengritjen e Libofshës në verën e vitit 1603, të cilët ishin delegat edhe në Kuvendin e Dukagjinit.
1-MIHAL KËRRABA
2-BARTOL PALESI
3-NIKOLL LUSHI
4-MARTIN KALOSHI
Ja si e përshkruan zoti Andy Apolloni në poemën e tij Kryengritjen e Libofshës së Myzeqesë të vitit 1603:
Kryengritja e Libofshës 1603.
1.
Çoi shpejt haberet Dukagjini
Dhe ftesat nisi në çdo vend
Posht që nga Vjosa dhe gjer tek Drini
Tërë vllezërit tanë ftoi në kuvend
2.
Që nga çdo anë burrat e arbërit
Drejtë Dukagjinit na fluturuan
Në Manastir të Shën Aleksandrit
Të gjithë trimat na u bashkuan
3.
Dërgoi djemtë dhe Myzeqeja
Më gjashtë qind e një në Mat
Dy javë pa na u ndrruar seneja
Dhe katër vet shkuan delegat
4.
Kuvendin hapi Nikoll Mejkashi
Vëllezër tha do të lidhim besë
Në krah të tij Martin Kaloshi
Shqiponja jonë prej Myzeqesë
5.
Duhet ta flakim jashtë robërinë
Se nuk durohen më dushmanët
Ta ngremë të tërë tok Shqipërinë
Dhe ti përzemë nga këtu osmanët
6.
Në Ardenicë tha Mihal Kërraba
Në brez e mbajnë sot jataganin
Shpatën në dorë, na e ka lënë baba
Të mbrojmë me gjak të tërë vatanin
7.
Njoftimin dha Bartol Palesi
Se gjithmonë gati janë myzeqarët
Por ky kuvend këtu ta vendosi
Që në një kohë ti ngremë shqiptarët
8.
Dhe Nikoll Lushi shumë pak na foli
Të tërë shqiptarët mirë ler ta dinë
Nuk delë jashtë kurrë nga këtu Stambolli
Pa u ngritur Shkodëra me Janinë
9.
U kthyen prap burrat që nga larg
Me besë të lidhur për mëmëdhenë
I hodhën malet tërë varg e varg
Na e nderuan shumë Myzeqenë
10.
Dhe pritën trimat nja dy-tre vjet
Por kur e panë, që s’nodhi gjë
Bashkë e vendosën ta ngritnin vet
Të gjithë nahijen tok me një zë
11.
Sapo kish hyrë edhe behari
Në muajin maj gjashtëqind e tre
E rroku shpatën shpejt myzeqari
U ngritë të mbronte prap truoll e fe
12.
Ky Mihal Kërraba trimat i mblodhi
Njoftoi tërë burrat derë më derë
Mbi krah të tij gunën çe hodhi
E dha kushtrimin vet menjëherë
13.
Na mbritën djemtë që nga Kuçova
Dhe luftëtarët prej Shkumbinit
Që nga Divjaka e Vilë-Boshtova
Të Rrogozhinës edhe të Peqinit
14.
I morën armët shpejt në dorë
Djemtë e Shën Pjetrës edhe të Vjosës
Fushës na shkuan tabor-tabor
Me vrap u nisën drejt Libofshës
15.
Lëshoi piskamën Bartol fieraku
Bini ju vëllezër fort përmbi turq
Lart gjer në gju le të shkoi gjaku
E rrëzoi pashan nga kali i kuq
16.
Po pse ma shkele ti tokën time
Prap kalit mbrapësht Pasha mi hype
Po këtu i thonë Libofsha trime
Që ta këndoi këngën qysh e lype
17.
Dhe shumë e madhe u ndezë lufta
Të tërë çifligjet në flakë u dogjën
Rëndë krisi shpata e luajti huta
Pas pilë më pilë asqerët i ndoqën
18…..
Martin Kaloshi printe në ball
Si princat tanë, muzakët e mëdhenj
Bëri kërdinë mbi turq me pallë
Mbi ta qëllonte fort dhe në shenjë
Nga: Themi J. Tushe, New York-Kingston PA
May 9, 2021.