![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/FB_IMG_1611137388927.jpg)
Kryengritja rugoviste në kutitë e votimit do të jetë përgjigjja për sondazhistët e korruptuar
20 janar 2021
| 11:11
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas sondazheve të shumta që po publikohen në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit e të cilat e nxjerrin bindshëm Vetëvendosjen të parën e LDK-në poshtë PDK-së.
Gashi thotë se për këto sondazhe përgjigja më e mirë do të jetë siç e ka quajtur ‘kryengritje rugoviste” në kutitë e votimit.
“Kryengritja rugoviste ne kutine e votimit, do te jete përgjigja per sondazhistet e korruptuar. Tjerat vijnë pastaj!”, ka shkruar Gashi.