Kryeopozitari serb: Vuçiq e ka pranuar Asociacionin, që mos ta nënshkruajë
Kryeopozitari Zdravko Ponosh, ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe se është angazhuar për njohjen e dokumenteve të Kosovës.
Ponosh tha se ai është në pritje të kryeministrit të Kosovës. Albin Kurti ta “shtyjë” statutin përmes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Kryeopozitari serbe theksoi se Vuçiq e ka pranuar statutin e Asociacionit që “vetëm që të mos ketë nevojë ta nënshkruajë atë”.
“Ai u angazhua për njohjen e dokumenteve, institucioneve, simboleve të Kosovës… duke pritur që Kurti ta shtyjë Statutin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ai garantoi se do t’i përmbushte dy gjëra edhe para afatit: doganën dhe targat, qysh më 15 nëntor”, shtoi ai.
Siç thekson ai, ri-regjistrimi në targat e Kosovës “tash po shkon shpejt”.
Zdravko Ponosh, shtoi se Serbia është një vend që ka “autoritetin më të lartë që i nënshtrohet shantazhit të jashtëm”.