Kryeparlamentari dhe kryeministri shqiptar erdhën me votën e Ziadin Selës

05 prill 2024 | 14:34

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair

Të gjitha sukseset e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e kanë një emër e ai emër është i liderit të Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela i cili solli kryekuvendarin dhe kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Dje, sot dhe nesër emri i tij është dhe do të jetë simbol i unifikimit, bashkimit të kauzës sonë kombëtare, është sllogani i të gjithë shqiptarëve, ashtu siç e nisi fushatën duke treguar se
“Partitë dhe organizimet politike nuk bëhen nga inati i dikujt, nuk bëhen sepse nuk e honeps dikë tjetër, por bëhen për dashurinë ndaj gjuhës, gjakut dhe kombit që ti e ke. Bëhen për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, për ëndrrën e shqiptarëve dhe gjithë të tjerëve, të bashkuar në Europë dhe për Europën”
Ishin këto fjalët unifikuese të kryetarit Ziadin Sela para shumë simpatizantëve ne palestrën sportive” Rinia” në Gostivar.
Sot të gjithë flasin për merita, të gjithë mundohen t’i vënë epitet vetës së tyre por secili e din se pa gjakun e liderit tonë nuk do të kishte kryetar të parlamentit, qeverisë, e shumë objekte të ministrive do i shikonim vetëm nga Ura e Gurit.
Aleanca për Shqiptarët ishte çelësi i aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke i u bashkuar vlerave më pozitive shoqërore dhe ekonomike të shteteve të zhvilluara të perëndimit.
Ishte grupi ynë parlamentar i Aleancës në Kuvendin e Maqedonisë që diskutimet dhe kërkesat e çarta, të guximshme e të argumentuara dërguan përpara secilin ligj për mirëqenien e gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Secili që jeton në zonën 5 elektoralë e ka për nder që mund të votojë bartësin e listës fituese të Frontit Europian kryetarin tonë z. Ziadin Sela i cili gjatë gjithë karrierës së tij politike bëri artikulimin e nevojave të shqiptareve në Maqedoni
Aleanca jonë e ka për nderë të këtë në radhët e veta një zonjë si Ilire Dauti me fjalë të ëmbla e qëndrime të hekurta kurdoherë kur janë në pyetje të drejtat tona kombëtarë. Të gjithëve ju kujtohet rasti i Diandra Krivanjeva 20 vjeçe e cila nuk kishte mundësi të realizonte ëndrrën e saj. Diandra përballej edhe me vështirësitë e mungesës së shtetësisë por falë angazhimit të Ilire Dautit sot Diandra dhe shume të tjera si ajo realizojnë ëndrrën e tyre.
Aleanca për Shqiptarët në zonën 6 sjell alternativën me unike atë të Ilire Dautit e cila na përfaqëson me dinjitet duke na bëre krenarë jo vetëm Tetovën e sajë por të gjithë shqiptaret në secilin cep të Maqedonisë.
Aleanca për Shqiptarët ka për nder të këtë në liste dhe emra si Naim Bajrami, Ilmi Aziri, Ilir Demiri, Artina Qazimi, Adnan Neziri, Krenar Lloga, Nebahat Livareka, Izeir Memedi etj. do të jenë ekipi fitues i padiskutueshëm me të cilët nuk do të fitojë vetëm Aleanca për Shqiptarët por çdo votues që mbështet kauzën tonë.
Na priftë e mbara!
#frontieuropian

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me ministrin e Punëve…