Kryeparlamentari Gashi pas incidentit me Presidenten Osmanin: Sigurimi im ka shkuar për të qetësuar situatën
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e incidentit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.
Ai shpjegon se sigurimi i tij kishte shkuar në aeroport për të parandaluar një skandal të mundshëm diplomatik dhe jo për të tensionuar situatën.
“Unë nuk jam njeriu që mund të them se çfarë ka ndodhur saktësisht. Kam ndërhyrë vetëm për të qetësuar situatën, jo për të bërë skandal diplomatik dhe mendoj se gjithçka është bërë ashtu siç duhet. Nëse ka një tejkalim të autoritetit, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi. Përndryshe, shteti ligjor nuk ka kuptim nëse nuk jemi objektivë dhe nuk respektojmë ligjet dhe protokollet. Sigurimi im ka shkuar për të qetësuar situatën. Dhe nëse dikush dëshiron të bëjë një incident nga kjo, kjo varet nga ata njerëz. Angazhimi im është që të qetësohemi dhe të bashkohemi, e jo të përçajmë dhe të bëjmë incidente”, deklaroi Gashi. /alsat-m