Kryeparlamentari i Çekisë uron Konjufcën
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondraçek, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Shkëlqesia e juaj, jam i lumtur që mora lajmin për zgjedhjen tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ju lutem, pranoni urimet më të mira dhe më të sinqerta. Shkëlqesia e Juaj, ju uroj shëndet dhe suksese në postin tuaj me përgjegjësi. Pres bashkëpunim i cili sigurisht do të na shpie në forcimin e marrëdhënieve jo vetëm në mes të institucioneve parlamentare që ne përfaqësojmë, por edhe në mes të dy shteteve tona. Shkëlqesia e Juaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, është thënë në urimin e homologut të Konjufcës.
/Epoka e re/