Kryeparlamentari Kadri Veseli: Çekia e përkrah liberalizimin e vizave për kosovarët
09 tetor 2018
| 22:27
Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij që është duke bërë në Çeki, ka thënë se kjo e fundit e përkrah liberalizimin e vizave për kosovarët.
Gjatë qëndrimit në Pragë, Veseli është takuar me kryetarin e Senatit të Republikës së Çekisë, Milan Steq.
Ndryshe në këtë takim, përveç liberalizimit të vizave, është biseduar edhe për zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.