Kryeparlamentari Konjufca pret në takim deputetët nga Çekia
29 shtator 2022
| 14:48
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë.
Gjatë ditës në Kosovë ka qëndruar një delegacion i lartë nga ky shtet i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Jan Lipavsky.
Ai ka dhënë përkrahje për heqjen e vizave dhe ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet me Serbinë.