Kryeparlamentari Konjufca takon presidentin Begaj

15 gusht 2022 | 13:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka filluar takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Me ftesë të presidentes Osmani, Begaj do të qëndrojë në Kosovë dy ditë, ku do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Presidenti i Shqipërisë do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë, si dhe do të bëjë homazhe të varrezat e familjes Jashari dhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Begaj do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë qëndrimin e saj…