Kryeparlamentari Konjufca udhëton sot në Francë për vizitë zyrtare
Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të udhëtojë sot për në Francë për vizitë zyrtare, bashkë me kabinetin e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ku ka njoftuar se Konjufca do të takohet me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare, Yaël Braun-Pivet dhe zyrtarë të tjerë të shtetit francez, raporton Express.
Postimi i plotë i tij:
Kryetari Konjufca bashkë me kabinetin e tij, sot udhëton në Francë për vizitë zyrtare.
Takim me znj. Yaël Braun-Pivet Kryetare e Asamblesë Kombëtare
1.Znj Valérie RABAULT, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare
2.Z. Jean-Louis BOURLANGES, Kryetar i Komisionit për punë të jashtme
3.Z. Frédéric PETIT, Député des Français établis hors de France
4.Z. Jean-Philippe ARDOUIN, Kryetar i Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë
Takim me z. Gerard Larcher, Kryetari i Senatit Francez.
1.Z. Roger Karoutchi, ish ministër, Nënkryetari i parë
2.Z. Christian Cambon, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe forca të armatosura
3.Znj Marta de Cidrac, Kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Ballkani Perëndimor
4.Znj. Laure Darcos, Kryetare e Grupit të Miqësisë për Kosovën